Pyetje:
Nëse gjatë Ramazanit një gruaje i vijnë menstruacionet pak përpara perëndimit, a e ka detyrë agjërimin?
Shejkh Ibnu Baz rahimehullah përgjigjet:
Nëse gjaku del përpara perëndimit, agjërimi prishet dhe është detyrë që ta kompensojë atë ditë. Por nëse gjaku del pas perëndimit, pra, ajo ishte shëndoshë kur perëndoi dielli, agjërimi i saj (i asaj dite që kaloi) është i saktë.
📚 فتاوى نور على الدرب” (٨٦/١٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema