Loading

U pyet al’lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah rreth shtatzënës e cila e prish agjërimin, për shkak të frikës për veten apo fetusin: Cili është gjykimi sheriatik për këtë?

Ibnul Uthejmin:

Përgjigjja jonë për këtë është:

Shtatzëna nuk del prej këtyre dy gjendjeve:

Së pari, kur ajo është e fortë dhe nuk ka vështirësi dhe agjërimi s’ka ndikim te fetusi, e ka detyrë që të agjërojë, sepse nuk ka arsye për lënien e agjërimit.

Gjëndja e dytë: kur shtatzëna nuk e përballon dot agjërimin, ose për shkak se shtatzënia e rëndon, ose për shkak të dobësisë në trup e të tjera si këto, ajo e prish agjërimin, sidomos kur dëmi bie mbi fetusin. Në këtë rast mund ta ketë detyrim për ta prishur.

Nëse ajo e prish agjërimin, konsiderohet si gjithë të tjerët që e prishin për shkak të një arsyeje sheriatike, pra, është detyrë mbi të që ta kompensojë pasi të pastrohet nga lehonia.

Ndonjëherë mund të largohet arsyeja e shtatëzanisë dhe ta ndjekë atë një arsye tjetër, siç është gjidhënia; dhe gjidhënësja mund të ketë nevojë për të ngrënë dhe për të pirë, sidomos gjatë ditëve të gjata të verës dhe të nxehtit të madh. Vërtet, mund të ketë nevojë për ta prishur agjërimin, me qëllim që t’i japë gji bebes. Në këtë gjendje, i thuhet që ta prishë agjërimin. Kur të largohet prej arsyeja sheriatike, duhet ta kompensojë atë që i ka humbur prej agjërimit.

📚 فتاوى الصيام” (ص ١٦٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: