Dobi që vlen të shkruhet me gërma të arta!!!
Ámmãr ibnu Jãsir -radij Allahu ánhu- u mbajti një khutbe banorëve të Irakut, që t’i ndalonte ata nga rebelimi me Nënën e Besimtarëve, Áishen -radij Allahu ánha- dhe tha:
“Pasha Allahun, me të vërtetë ajo është bashkëshortja e Profetit tuaj në dynja dhe në Akhiret, mirëpo Allahu -tebãreke ue teàla- ju ka sprovuar, që të merret vesh, a do t’i bindeni Atij apo asaj.”
📚 Transmetoi el-Bukharij (7100)
E komentoi el-ál’lãmeh el-Muálimij këtë ether duke thënë:
Për këtë arsye njerëzit e dijes dhe mirësisë nëse shihnin një grup që pasonin një njeri të nderuar në një çështje që nuk duhet ta pasonin atë në të, ose sepse gjendja e tyre nuk ishte si gjendja e tij ose shihnin se ai ka gabuar, lëshonin fjalë që vihej re prej tyre ulja e vlerës së këtij njeriu të nderuar, në mënyrë që t’i ndalonin njerëzit nga kalimi në ekstremizëm ndaj tij, që i shpie ata në pasimin e tij, në atë gjë që ata nuk duhet ta pasojnë.
📚 التنكيل” (1/190)”
Dhe ka thënë gjithashtu:
Dhe njerëzit e dijes nëse u mbërrinte atyre një gabim i dijetarit apo i një njeriu të devotshëm dhe kishin frikë se mos njerëzit mashtroheshin me pozitën e tij, ndoshta ia ulnin vlerën atij dhe ia fshihnin famën, krahas dashurisë për të dhe njohjes së pozitës së tij, mirëpo shfaqnin uljen e vlerës së tij, që të mos sprovoheshin njerëzit me të.
📚 آثار العلامة المعلمي” (294/2)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema