Transmetohet nga Nafi’u se ka thënë:
Gjatë fitnes së Ibnu Zubejrit, Ibnu Umerit i erdhën dy burra dhe i thanë: Njerëzit janë në humbje, ama ti je i biri Umerit dhe sahabi i Profetit ﷺ! Pse nuk rebelohesh?!
Tha: Më ndalon fakti që Allahu e ka ndaluar gjakun e vëllait tim.
I thanë: A nuk ka thënë Allahu:
{ وَقَـٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةࣱ وَیَكُونَ ٱلدِّینُ كُلُّهُۥ لِلَّهِۚ}
[Enfal: 39]
{Luftojini derisa të mos ketë më fitneh (shirk) dhe i gjithë adhurimi të jetë vetëm për Allahun!}
Tha: Ne luftuam derisa nuk pati më fitneh, dhe si pasojë, adhurimi iu drejtua vetëm Allahut, kurse ju doni të luftoni që pastaj të ketë prapë fitneh dhe adhurimi të jetë prapë për të tjerë veç Allahut!!!
📚 Sahihul Bukharij (4513)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema