Loading

Shejkh Rebi’u bin Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë- duke sqaruar gjëndjen e ithtarëve të bidatit ka thënë:

“Ka prej thirrësve që nuk duhet të ulesh dhe as të debatosh me ta, vetëm në rast nevoje apo kur ka dobi, pra nuk lejohet të hysh me ta në debat, nuk lejohet të hysh në debat me Rafidat, as me sufistin, veçanërisht kur je i dobët, vetëm nëse është një person i fortë në dije, në fe dhe në ngritjen e argumentit dhe ka zgjuarsi dhe mprehtësi dhe sheh dobi në debatimin e tyre, atëherë debaton me ta {dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë} [en-Nehl: 125] ka debat që është i lejuar, Allahu nuk i ka mbyllur dyert 100%, nëse gjejmë rrugë për ngritjen e argumentit dhe udhëzimin e njerëzve për në hajër e ndjekim atë rrugë, ai që debaton me të ndoshta nuk përfiton, por ndoshta përfitojnë të tjerët.

Sa për të dobëtit, atëherë jo, madje ka prej dijetarëve që janë të dobët që e kaplon dyshimi, e ai është dijetar, ai është dijetar, porse është natyrë e dobët dhe dobësohet përpara ithtarëve të bidateve, edhe pse mund të jenë të vegjël dhe me më pak dije sesa ai!

U ka ngjarë shumë prej atyre që iu atribuonin sunnetit dhe hadithit të cilët kanë ndryshuar për shkak të dobësisë së tyre dhe kundërshtimit të menhexhit të selefëve, për shembull:

  • Abdur-Rezaku ishte prej dijetarëve të mëdhenj të ithtarëve të hadithit, u mashtrua nga Xha’fer ibën Sulejman ed-Dab’ij dhe ra në Shizëm!
  • El-Bejhaki gjithashtu, ishte prej ithtarëve të medhenj të hadithit dhe prej dijetarëve të tyre, u mashtrua nga disa el-eshaa’irah, siç ishte ibën Feurak dhe të ngjashmit me të dhe ra në esh’arijeh!
  • Ebu Dher el-Hereuijji ishte prej dijetarëve të medhenj të ithtarëve të hadithit dhe prej trasmetuesve të el-Bukhari dhe ka pasur një përkujdesje të madhe ndaj hadithit, ka shkruar librin “Ilzamaatu alas sahihejn” dhe ka qenë nxënës i ed-Daru Kutnijju, degjoi ed-daru Kutnijju -rahimehullah- që lavdëroi el-Baakkilanin u mashtrua me këtë lavdërim dhe filloi të ketë dashuri për të dhe ra në diçka prej esh’arizmit dhe shkoi dhe e përhapi atë në Magrib -pasi ishte në Meke- dhe si pasojë u përhap akideja esh’arijeh atje përmes tij!

Këto janë vetëm disa shembuj pasi ka shumë! Le të marrim shembull kohën tonë, sa të rinj kanë devijuar nga dora e ithtarëve të bidateve? Sa të rinj dhe sa të vjetër dhe sa të diplomuar universitetesh janë mashtruar nga ata dhe ranë pre e tyre! Përse? Sepse ata nuk e morën fjalën e Resulit -sal’lAllahu alejhi ue selem-: «Nëse i shihni ata cilët ndjekin atë që nuk është krejtësisht e qartë prej tij, ata janë të cilët i ka ëmërtuar Allahu (që kanë sëmundje në zemrat e tyre) andaj ruajuni prej tyre».

Ai që është i fortë u bën davet ithtarëve të bidateve dhe të krishterëve, patjetër duhet bërë davet për tek Allahu -azze ue xhel’le, patjetër duhet të ketë dijetarë të fortë që të përhapin fenë e Allahut, nëse e kërkon nevoja për debat, bëjnë debat, derisa të ngrihet argumenti dhe të përfitoj ai që përfiton. Sa për të dobëtit jo, uAllahi edhe nëse është dijetar, porse është i dobët (ndikohet lehtë) e ka detyrë t’i shmanget ithtarëve të bidatit.

Dhe në lidhje me këtë ka thënë autori -rahimehullah- (es-Saabunijj): “as nuk debatojnë me ta rreth fesë dhe as diskutojnë me ta” duke pasur parasysh hollësitë që ju përmenda, mund të lind nevoja dhe dobia për debat dhe debaton me ta, Kur’ani e ka bërë qartë këtë: {Dhe mos debatoni me ithtarët e librit vetëm me mënyrën më të mirë} [el-Ankebut: 46], {thirr në Rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe debato me ata me mënyrën më të mirë…} [en-Nehl: 125], por kush janë ata? Ata që janë të aftë, jo kush të dalë përpara, shumë njerëz mashtrohen me veten e tyre dhe thonë: unë hyj me ta në debat që t’i udhëzoj! Më pas e sheh që e kanë bërë për vete dhe si përfundim bëhet me ta! E shumë e shumë raste!

Këto lloje njerëzish nuk duhet të përballen në debat me ithtarët e bidateve, sepse ata e dominojnë me dyshime, hile dhe kurthe, madje e mashtrojnë edhe me para!

📚 “Sherhu akidetis selef ue ashabil hadith” (fq. 300-301) shtëpia botuese “El-Imam Ahmed” Kajro, viti i botimit 1429 h -2008

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: