Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Ne nuk i pastrojmë prijësit nga gabimi, prijësit prej dijetarëve dhe prej pushtetarëve kanë shumë gabime, mirëpo ka ardhur në ether: “siç jeni ju ashtu është edhe pushteti ndaj jush”

Shikoni gjendjen e njerëzve, prej Urtësisë së Allahut është se shtetari dhe shtetasi janë të barabartë, ashtu siç ka thënë i Lartësuari:

{وَكَذَلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ آلظَّالِمِينَ بَعْضًا بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ}

{Kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, për shkak të gjynaheve} [el-En’am: 129]

Po ashtu Allahu i jep pushtet njerëzve të devotshëm ndaj njerëzve të devotshëm.

Nëse shohim gjendjen e shtetasve gjejmë në vetet tona neglizhencë në kryerjen e detyrimeve, mangësi, shkujdesje dhe zhytje në gjërat e ndaluara, gjejmë në mes nesh mashtrime në transaksione, gënjeshtra, falsifikime, dëshmi të rreme dhe shumë gjëra.

Nëse njeriu do të thellohej dhe do të nxirrte në pah gjendjen shoqërisë islame sot, me siguri do t’i merrte vesh të metat dhe mangësitë, shoqëria islame duhet të jetë një shoqëri e sinqertë, e ndershme, e besueshme, të gjitha këto kanë humbur, përveç atyre që Allahu dëshiron.

📚 لقاء الباب المفتوح” (رقم ٥٠)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: