Loading

Al-lameh Abdul-Aziz ibnu Bãz rahimehullah:

Saudia është shteti më i mirë selefij. Përgjatë një mijë viteve, nuk ka pasur shtet -pas tre shekujve të artë- që të ketë përhapur Teuhidin (veçimin e Allahut në adhurim) dhe besimin selefij më shumë sesa Saudia. Saudia është Shteti i Dy Haremeve, Baza e Teuhidit dhe Zanafilla e Thirrjes Selefijeh. Armiqtë e shtetit saudit janë armiq të Fesë.

📚 مجموع فتاوى” (٣٨٠/١)”

Ka thënë al-lameh Ibnu Uthejmin rahimehullah:

Sot në dynja, në të gjithë botën islamike nuk ka mbetur vend përveç kësaj mbretërie (Arabisë Saudite)! Të gjitha janë në devijim përveç atyre që Allahu ka dëshiruar.

Mirëpo, në dijeninë tonë, nuk gjen si ky vend sot. Pavarësisht kësaj, qentë kanë hapur gojën për ta kafshuar nga çdo anë! E kush e mbron?! Vetëm njerëzit e dijes, të cilët së pari, punojnë me të (dijen); së dyti, ftojnë drejt dijes.

شرح كتاب التوحيد”، شريط (٨)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: