Loading

Disa fjalë të dijetarëve rreth khauarixhëve

El-Imam El-Exhur’rij (v. 360 h.) rahimehullah ka thënë:

“Kur sheh kharixhiun, i cili është ngritur kundër prijësit (musliman)  -i drejtë apo tiran qoftë- dhe del e mbledh një grup njerëzish, nxjerr shpatën nga këllëfi dhe e bën hallall luftimin e muslimanëve, njeriu nuk duhet  të mashtrohet me zellin e tij (kharixhiut) në recitimin e Kur’anit, qëndrimin e gjatë në falje, agjërimin e vazhdueshëm dhe fjalët e bukura në dije. Kjo sepse medh’hebi i tij është ai i khauarixhëve!”

📚 الشريعة” (١ /٣٢)”

Shejhul Islam Ibnu Tejmijjeh (v. 728 h.) rahimehullah ka thënë për khauarixhët:

“Ehlus sunneti -dhe lavdet  i takojnë Allahut- kanë rënë në konsensus rreth faktit se ata janë bidatxhinj të humbur dhe se është detyrë luftimi i tyre; dhe kjo me tekste të sakta (që kanë ardhur për luftim e tyre). I pari i besimtarëve, Aliu radijAllahu anhu, nga veprat më të mira që ka bërë ka qenë luftimi i khauarixhëve. Sahabët kanë rënë në konsensus për luftimin e tyre.”

📚 منهاج السنة” (٦ /١١٦)”

Ai rahimehullah ka thënë:

“Me të vërtetë, khauarixhët kanë qenë të zellshëm në vrasjen e çdo muslimani që nuk binte dakord me ta, duke e bërë hallall gjakun e muslimanëve, pasurinë e tyre, vrasjen e fëmijëve të tyre dhe bërjen tekfir mbi ta. Me këto (sipas tyre) adhuronin Allahun; e gjitha për shkak të injorancës së madhe dhe bidatit të tyre devijues.”

📚 منهاج السنة” (٥ /٢٤٧)”

Po ashtu ai rahimehullah ka thënë:

“Feja e lartësuar tek khauarixhët është përçarja e xhematit të muslimanëve dhe bërja hallall e gjakut dhe pasurisë së tyre.”

📚 مجموع الفتاوى” (١٣ /٢٠٩)”

Ibnu Kethiri (v. 774 h.) rahimehullah ka thënë:

“Ky lloj njerëzish është nga llojet më të çuditshme të bijve të Ademit. Dhe i Pastër nga të metat është Ai që e bëri krijesën e Tij ashtu siç deshi.

Sa e bukur është ajo që thanë disa selefë për khauarixhët, rreth asaj se ata janë përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar:

{ ٱلَّذِینَ ضَلَّ سَعۡیُهُمۡ فِی ٱلۡحَیَوٰةِ ٱلدُّنۡیَا وَهُمۡ یَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ یُحۡسِنُونَ صُنۡعًا (104) أُو۟لَـٰۤىِٕكَ ٱلَّذِینَ كَفَرُوا۟ بِـَٔایَـٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَاۤىِٕهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَـٰلُهُمۡ فَلَا نُقِیمُ لَهُمۡ یَوۡمَ ٱلۡقِیَـٰمَةِ وَزۡنࣰا (105) }

{Thuaj: A t’ju tregoj për më të humburit nga punët e tyre? Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin mirësi me veprat e tyre.}

[El-Kehf: 103-104]

📚 البداية والنهاية” (٥ /٣٨٧)”

Hafizi Ibnu Kethir po ashtu ka thënë:

“Nëse khauarixhët do fuqizoheshin, do bënin shkatërrim në të gjithë tokën; do shkatërronin Irakun dhe Shamin dhe nuk do të linin as djem e as vajza, as burra e as gra! Kjo sepse njerëzit – sipas tyre – janë prishur deri në atë pikë, sa nuk u bën dobi vetëm se shfarosja në masë!”

📚 البداية والنهاية” (١٠ / ٥٨٤-٥٨٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: