Loading

Ka thënë esh-shejkh el-al’lameh Rebi’u bnu Hadij el-Medkhalij -hafidhahu’Allah-:

Këshilla ime për ju është që ta studioni çështjen, nëse flitet për një person, të studioni rreth tij dhe t’i merrni fjalët e kritikëve dhe t’i kuptoni ato, si dhe të siguroheni nëse janë të vërteta, nëse ju bëhet e qartë ajo, atëherë njeriu gjykon me kujdes dhe me bindje, jo duke e pasuar verbrazi këtë apo atë, as duke qenë fanatikë ndaj këtij apo atij, lëreni personat, filani dhe fisteku, këtë merreni si rregull dhe transmetojuani atyre që e shkelin këtë rregull, që të kuptojnë realitetin dhe të njohin të vërtetën dhe të dalin nga rrethi i fanatikëve që ecin me të kotën.

Unë kurrë nuk dëshiroj që dikush të jetë fanatik pas meje.

Nëse unë gaboj, le të më thotë ku kam gabuar, Allahu ju begatoftë, askush të mos jetë fanatik me këtë apo me atë, mos të jetë fanatik ndaj gabimit të ibnu Tejmijes, as të ibnu Abdil-Uehab, as të Ahmed bnu Hanbel, as të esh-Shãfi’ij, të askujt, porse entuziazmi dhe respekti i tij le të jetë ndaj të vërtetës, ai duhet ta urrejë gabimin dhe të kotën.

🔊 [شريط خطورة الكذب وأثاره السيئة وموقف الإسلام منه (الدقيقة 56 و44 ث)]

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: