Loading

Thotë esh-shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Ai që thotë se kërkimi i ndihmës nga mushrikinët konsiderohet prej dashurisë ndaj tyre e si e tillë është mosbesim, sepse kërkimi i ndihmës nga jobesimtarët konsiderohet i tillë. Një fjalë e tillë është fjalë e një injoranti që nuk e di se çfarë thotë:

Kërkimi i ndihmës kur është e nevojshme dhe e domosdoshme nuk është prej dashurisë, përkundrazi është prej marrëveshjeve të ndërsjellta me ta, si psh. blerja prej tyre e armëve, e mallrave dhe e prodhimeve; dhe kjo është prej shkëmbimit të dobive dhe nuk është prej dashurisë.

“Mualah” do të thotë dashuri, dhe ehlus-sunneti kërkojnë ndihmë nga jobesimtarët edhe pse nuk i duan ata, vetëm për shkak të domosdoshmërisë dhe për shkak të dobisë në favor të tyre, sepse edhe ata marrin nga ehlus sunneti këmbim për atë që ofrojnë dhe nuk i ndihmojnë ata falas dhe kjo është prej marrëveshjeve të ndërsjellta e jo prej dashurisë.

Muslimani duhet që t’i frikësohet Allahut të Lartësuar dhe të mos flasë pa dituri, të mos japë fetva pa dituri dhe të mos i kundërshtojë njerëzit e dijes dhe kjo gjë nuk është prej ixhtihadit porse ka argumente për këtë dhe përderisa ka argumente, atëherë kjo është e përcaktuar në sheriat dhe nuk është prej ixhtihadit, i cili është: vetëm arritje në një përfundim, porse është fjalë e bazuar në argument.

Injoranti duhet që të heshtë, sidomos në këtë çështje të rëndësishme dhe të mos hyjë në to me supozime apo me injorancë dhe të gjykojë me kufër, Allahu na ruajttë, dhe kjo gjë i kthehet atij dhe rreziku bie mbi të, njeriut nuk i lejohet që të supozojë në këto çështje dhe të flasë pa dituri ndaj Allahut dhe të akuzojë dijetarët.

📢 من مقطع الرد على شبهة الاستعانة بالكفار: الشيخ صالح الفوزان حفظه الله

Thotë el-Al’lameh Ibnu Bãz -Allahu e mëshiroftë-:

Kërkimi i ndihmës nga jobesimtarët ndaj atij që i kalon kufijtë dhe bën padrejtësi, lejohet ndaj jobesimtarëve dhe ndaj çdokujt që i kalon kufijtë dhe bën padrejtësi, ajo që nuk lejohet është që të ndihmojë jobesimtarin ndaj muslimanëve, ama sa i përket kësaj tjetrës, atëherë ai mbron muslimanët dhe tokat e tyre prej kriminelëve, agresorëve dhe jobesimtarëve, dhe ka ndryshim në mes këtyre të dyjave, në mes atij që i ndihmon dhe i përkrah jobesimtarët kundër muslimanëve, pikërisht kjo është dalje nga feja, nuk lejohet dhe është munker.

Sa i përket situatës në mbretëri (Arabinë Saudite) në lidhje me kërkimin e ndihmës nga jobesimtarët për parandalimin dhe pengimin e agresorit, qoftë ai jobesimtar apo musliman, prej shkaktimit të dëmeve ndaj vendeve të Islamit dhe gjërave të tyre të shenjta, atëherë kjo është diçka e kërkuar dhe e domosdoshme, sepse është për mbrojtjen e muslimanëve dhe largimin e dëmit ndaj tyre, qoftë ai jobesimtar apo musliman.”

📚 مجموع الفتاوى” (١٨ /١٦٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Sh.p: Mirëpo njerëzit e epsheve prej ikhuanëve dhe Tekfirësve nuk arrijnë ta kuptojnë këtë fjalë, sepse zemrat e tyre janë mbushur me urrejtje dhe mllef ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, Allahu e ruajttë atë dhe i ndihmoftë udhëheqësit e saj në bindjen ndaj Tij, si dhe i stolistë ata me oborrtarë të devotshëm.

Shpërndaje: