Loading

Ka thënë Profeti ﷺ:

«Pas meje do ketë prijës që nuk do ecin sipas udhëzimit tim dhe  sipas sunnetit tim! Do gjenden në mesin e tyre njerëz që do kenë zemra si zemrat e shejtanëve në trupin e njerëzve!»

Tha: i thashë: çfarë të veproj
nëse jetoj në atë kohë, o i Dërguari i Allahut?

Tha: «Ti dëgjo dhe bindju prijësit, edhe nëse ta fshikullon shpinën dhe ta merr pasurinë! Dëgjo dhe bindu!»

📚 Transmetoi Muslimi (1847)

Ka thënë dijetari i madh Sulejman Er-Ruhejlij -Allahu i dhëntë sukses- në shpjegimin e këtij hadithi:

Subhan Allah! Ky hadith është refuzim ndaj atyre që thonë: pa dyshim që tekstet e dëgjimit dhe bindjes janë për njerëz si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu!”

Dhe është refuzim ndaj atyre që thonë: me të vërtetë, tekstet e dëgjimit dhe bindjes janë për ata që zbatojnë fenë, dhe jo për ata të cilët kanë shkelje fetare.

Profeti ﷺ i cilësoi me këto cilësi:

«Nuk do të jenë udhëzuar sipas udhëzimit tim dhe as nuk do të ndjekin sunnetin tim…»

Pastaj, vërtet, Pejgamberi ﷺ ka thënë: «…edhe nëse të fshikullon shpinën dhe të merr pasurinë…»

Përse e tha këtë?

Domethënia: derisa të bindesh se ata janë zullumqarë, sepse mund të dëgjosh për zullumin (padrejtësinë), mund të dëgjosh që prijësi është i padrejtë, ama thjesht e ke dëgjuar, por kur e provon vetë dhe të fshikullohet shpina, atëherë nuk mbetet më dyshim; apo kur të merr pasurinë padrejtësisht, nuk mbetet më dyshim: bindesh që ai është i padrejtë; e megjithatë «Dëgjo dhe bindu!»

E çuditshmja është se njerëzit e tekave, ndonëse ky hadith gjendet te Sahihu i  Muslimit, thanë: hadithi është i dobët! U mbështetën te disa që kanë dije rreth hadithit dhe kërkuan për defekte në zinxhirin e tij, por harruan që hadithi ka dëshmues të shumtë dhe me anë të tyre vendoset në mënyre absolute për saktësinë e tij. Duke qenë se ai është në Sahih Muslim, ka dëshmi të shumta që vendosin në mënyrë absolute për saktësinë e tij, madje vetë ata argumentohen me zinxhirë më të dobët sesa ky. Mirëpo për shkak se kjo i kundërshtoi tekat e tyre, kërkuan për dikë që të kërkojë për ta dhe ta bëjë të dobët.

Ne e kemi parë zinxhirin e tij, i kemi parë dëshmuesit e tij dhe kemi arritur në konkluzionin se studimi shkencor i hadithit tregon në mënyrë absolute se hadithi është i saktë!

📚 الأصول السنية البهية (صـ ١٥٤ – ١٥٥)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: