Pyetje: Përse keni zgjedhur si rrugë menhexhin e “xherh-it ue teadil-it”? Ndërkohë që shumë prej thirrësve dhe përmirësueve e konsiderojnë atë si shkaktar të përçarjes së ummetit dhe si mënyrë që nxit urrejtjen nga ai që e ndjek këtë rrugë? Duke u argumentuar se koha e xherh dhe te’adilit ka përfunduar bashkë kohën e transmetimit (të haditheve)?
Përgjigje: Nëse do ta linim “xherhun ue teadilin” fjala e shejhut, e imamit, e shembullorit, shejkhut ibnu Baz dhe fjala e Ali Tantauit do të ishte njësoj por ata nuk janë njësoj.
Ne kemi nevojë për sqarimin e gjendjes së Hasen et-Turabit, Jusuf el-Kardauit dhe Abdul-Mexhid ez-Zendanit, e kështu me radhë…, gjithashtu kemi nevojë për sqarimin e gjendjes së krerëve të “el-ikhuan el-Muslimin”, patjetër duhet që të sqarohet gjendja e tyre, po ashtu e dijetarëve që kundërshtojnë qeveritë, që polemizojnë për qeveritë me të kotën. Zoti i Madhështisë dhe Lavdisë thotë në Librin e Tij:
{وَلَا تُجَـٰدِلۡ عَنِ ٱلَّذِینَ یَخۡتَانُونَ أَنفُسَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا یُحِبُّ مَن كَانَ خَوَّانًا أَثِیمࣰا}
{dhe mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten. Vërtet, Allahu nuk e do atë që është tradhtar dhe gjynahqar} [En-Nisa’: 107].
Profeti -sal-Allahu alejhi ue ala elihi ue selem- thotë:
«Me të vërtetë ajo që kam frikë tek ummeti im janë imamllarët që të shpien në humbje»
Kush është sahabi që e transmeton dhe kush është e ka regjistruar o Zekerijah? Njëri të pranishmit): Theubani dhe kush e ka regjistruar? (Njëri nga të pranishmit): Ebu Daudi. [transmetoi ebu Davudi, hadithi është sahih nga Thu’ban}.
Nëse e thotë pejgamberi -sal’Allahu alejhi ue ala elihi ue selem- atë, Zoti i Madhështisë dhe Lavdisë thotë në Librin e Tij:
{یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوۤا۟ إِنَّ كَثِیرࣰا مِّنَ ٱلۡأَحۡبَارِ وَٱلرُّهۡبَانِ لَیَأۡكُلُونَ أَمۡوَ ٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَـٰطِلِ وَیَصُدُّونَ عَن سَبِیلِ ٱللَّهِۗ }
{O ju që keni besuar, vërtet shumë prej rabinëve dhe murgjve e hanë pasurinë e njerëzve në mënyrë të paligjshme dhe pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut…} [et-Teubeh: 34].
Profeti -sal’Allahu alejhi ue ala elihi ue selem- thotë:
“Sa vëlla i keq është ai në fisin e tij”,
dhe thotë, ashtu siç gjendet tek el-Bukhari:
“Nuk mendoj se filani dhe filani marrin vesh gjë nga feja jonë”,
Dhe thotë: “O Mu’adh! A fitnexhi je ti o Mu’adh?”,
Dhe i thotë Ebu Dherrit:
“Ti je një njeri që ke mbetje të xhahilitetit”,
Dhe i tha bashkëshorteve të tij:
“Me të vërtetë, ju jeni si gratë që u ftuan për gosti, e qëllimi nuk ishte ftesa për gosti por shikimi i Jusufit, që Zelikhaja të justifikonte dashurinë e saj ndaj tij.”
Dhe me të vërtetë unë lavdëroj Allahun që përmendëm një pasazh të dobishëm në librin “Dalja prej Fitnes” gjithashtu në librin “exh-xhami’us sahih mima lejse fij sahihejn”, dhe kjo është bërë me argumente për atë që dëshiron të mbështet tek to.
Me të vërtetë, e lavdëroj Allahun që “exh-Xherhu uet Te’adil” e shkërmoqi Abdur-Rahim et-Tahãn, e shkërmoqi o vëllezër dhe ia preu gjuhën Jusuf ibnu Abdullah el-Kardauit.
Dhe me të vërtetë, e lavdëroj Allahun, që bidatxhinjëve u dridhen zemrat prej ndonjë kasete, se ndoshta u mbërrin në Britani apo në Amerikë, apo në vende të tjera dhe Allahut i kërkohet ndihma.
Pyetësi: po ai që thotë: Se “exh-Xherhu” ka përfunduar bashkë me kohën e transmetimit?
Përgjigje: ata që thonë se ka përfunduar o vëllezër, e dinë se janë diskredituar, për këtë shkak nuk duan që dikush të flasë për “xherhun dhe te’adilin”, u takova me disa prej tyre te zyra e instruktimit dhe udhëzimit pas daljes së librit “Dalja prej Fitnes” thoshin: është përgojim, libri “Dalja prej Fitnes” është përgojim, është hyrje në fitne.
Fola me ta dhe na thanë do të bëjmë paqe, thuaju atyre: të heshtin dhe do bëjmë paqe në lidhje me atë që i shqetëson dhe asgjë, thanë: E, ti na godite edhe pas paqes!! Na godite dhe është e vërtetë a nuk the që do bëjmë paqe? Sidoqoftë ata u goditën t’i lëmë gjërat sa të ftohen, pastaj i godasim me një goditje tjetër, lufta është dredhi.
Ata kanë frikë nga “xherhi ue te’adili” sepse e dinë që janë të diskredituar.
Gjithashtu kanë frikë nga shkrimi i librave kundër tyre. Një shejh prej mashejkhëve të fiseve, që kishte simpati për “el-ikhuanul muslimin” më tha: i ke acaruar ata o Eba Abdur-Rahman, i thashë: të bëjmë paqe, ajo që ka kaluar ka kaluar, tha: në rregull bëjmë paqe, ajo që ka kaluar ka kaluar dhe mos shkruaj kundër nesh, ne të kemi lejuar të flasësh kundër tyre, fol në kasetë nuk ka problem, ama shkrimi i acaron ata, kur e pashë që i acaronte, vendosa që të mbledh në një libër një numër kasetash dhe t’i botojë ato dhe tek Allahu kërkohet ndihma.
📚 Marrë nga kaseta me titull: Siratul Imam El-Uadi’ij bisautihi
Përktheu: Abdur-Rahman Mema