Loading

Ka thënë shejkhu i nderuar, el-al’lameh Muhamed ibnu Hadij -Allahu e ruajttë-:

Më pëlqen shumë fjala e shejkhut tonë, shejkh Rabi’ -Allahu i dhëntë sukses-. Para shumë vitesh vizituam shejkhun tonë, shejkh Abdul-Aziz bnu Bãz -Allahu e mëshiroftë dhe e faltë- kolosin e kësaj kohe.

Shejkh Rabi -Allahu i dhëntë sukses- e pyeti atë ndërsa unë isha i pranishëm, ishim ne të tre nuk kishim të katërt, përveç Allahut, unë, ai dhe shejkh Abdul-Aziz.

(Shejkh Rabi) i tha atij: o shejkh Abdul-Aziz a të kanë ardhur selefitë dhe pasuesit e hadithit prej Indisë dhe prej këtu e atje që të kërkojnë prej teje tezkijeh?

I tha: jo

I tha: Përse ata (jo selefitë) kërkojnë prej teje tezkijeh dhe pasuesit e hadithit në çdo vend nuk kërkojnë prej teje tezkijeh? Përse?

I tha atij: sepse punët e tyre u japin atyre tezkijeh, ndërsa atyre punët e tyre refuzuan t’u japin tezkijeh, ndaj u vërsulën për të marrë tezkijate.

Pasha Allahun, që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, e tha atë dhe unë isha me të atë ditë.

Ajo që dua të them është se këto tezkijate (lavdërime) nuk të bëjnë dobi nëse vjen kritika e shpjeguar.

Ndërsa ata do t’i gjeni në kontradikta, kohë më parë disa prej tyre sot në këto ditë, kohë më parë kur dijetari kritikonte pa shpjegim, pa argumet, pa fakte, pa sqarim dhe tjetri e bënte të besueshëm, thoshin: kritika ka përparësi!

Këto gjenden në cicërimat e tyre, thonë se: kritika ka përparësi ndaj lavdërimit edhe nëse e kundërshtojnë 1 mijë dijetarë! Kjo gjendet në cicërimat e tyre, edhe nëse e kundërshtojnë 1 mijë dijetarë, kritika ka përparësi ndaj lavdërimit pa shpjegim!!

Më pas kaluan në një fazë tjetër disa nga ata: vjen me kritikë, të thonë: na sill kritikë të shpjeguar, vjen me kritikë të shpjeguar, thonë: jo,…

Fjala gënjeshtër ka nevojë për shpjegim?!

Idiotësia: ka nevojë për shpjegim?!

Sherri: ka nevojë për shpjegim?!

E kështu me radhë, tani thonë: duhet patjetër shpjegimi!

U erdhi kritika e shpjeguar shkuan te tezkijatet!!!

Ta dini se çështja nuk është sipas peshores së dijes por çështja është çështje epshi, Allahu na ruajttë neve dhe juve, porse ai që nuk e di është i arsyetuar, ndërsa ata njerëz të pështjellimeve!

🔊 محاضرة سنوات خداعات

https://a.top4top.net/m_732enql50.mp3

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: