Ka thënë shejkhu i nderuar, el-al’lameh Rebi ibnu Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë-:
Dmth dobësia në dije të shpie në të tilla absurditete, tha filani, tha fisteku, ne kemi një metodologji që me anë të saj dallohen njerëzit e të vërtetës dhe njerëzit e të kotës.
Nëse Imam Ahmed ibnu Hanbel do të vinte tani dhe të lavdëronte filanin dhe fistekun, më pas gjejmë që ky person nuk e meriton këtë lavdërim, prej fjalëve, veprave, shkrimeve dhe kasetave të tij, a na lejohet neve që të kapemi tek ajo me të cilën e lëvdoi el-Imam ibnu Baaz, el-Albanij apo Ahmed ibnu Hanbel apo të tjerë veç tyre?
Kritika ka përparësi ndaj lavdërimit, kritika e shpjeguar ka përparësi ndaj lavdërimit të paqartë, këto rregulla duhen zbatuar në lëminë e “kritikës dhe lavdërimit”.
Psh el-Albanij lavdëron një ditë prej ditësh filanin, më pas i bëhet e qartë se ai nuk e meriton lavdërimin dhe thotë për të kharixhij.
Ibnu Baaz një ditë prej ditësh lavdëron filanin dhe fistekun, i bëhet i qartë gabimi i tyre dhe thotë për ta: janë thirrës të së kotës, vijnë njerëzit e të kotës e përhapin lavdërimin dhe e fshehin kritikën.
Nëse do të supozonin se ibnu Baazi dhe El-Albanij do të linin në fuqi lavdërimin, derisa të vdesin, nuk kanë tjetër përveç këtij lavdërimi, a është detyrë për njerëzit që ta marrin lavdërimin e tyre, të mbyllin sytë dhe të kyçin mendjet e tyre nga gabimet e filanit dhe fistekut, të cilët janë lavdëruar nga El-Albanij apo ibnu Baazi, gabimet janë të qarta dhe kritika është e qartë?
A i lejohet muslimanit që të kapet tek lavdërimi i filanit dhe fistekut, ndërkohë që kritika është e qartë ndaj këtij të lavdëruari?
Ata që janë të varur nga kokat e ithtarëve të bidateve dhe prej tyre (kokave të bidatit) Seid Kutbi, miqësojnë dhe armiqësojnë për shkak të tij dhe atyre të ngjashëm me të dhe nxisin masat, turmat ndaj përpjekes së atij që mundohet t’i kritikojë dhe të bëjë të qartë devijimin e tyre. Kjo kritikë është vrasëse, kanë shkruar metodologji dhe libra për lartësimin e tyre, kjo kritikë është shumë e rrezikshme!
Nëse pasuesit e sunnetit do të ishin të kujdesshëm, pasha Allahun nëse do t’i lavdëronte ata ibnu Baazi dhe El-Albanij nuk do t’u bënte dobi kjo, përderisa ata kritikuan vetet e tyre me qëndrimet, mendimet dhe metodologjitë shtrembëruara të cilat ndoqën në luftimin e pasuesve të sunnetit.
Rrinin në pritë duke shpërfytyruar realitetin e tyre dhe shkruar metodologji që t’i bënin të rinjtë ta lëshonin gjuhën në sharjen dhe shpërfytyrimin e atij që kritikonte kokat e devijimit.
Seid Kutbi është imam në devijim, ka njerëz që janë imam në udhëzim dhe ka njerëz që janë imam në devijim, ndërsa Seid Kutbi është imam në devijim, i ka mbledhur devijimet nga sekte të ndryshme, prej Mu’tezilive, Khauarixhëve, Rafidave, Sufive ekstremistë të panteizmit, prej komunistëve, devijime e devijime me të cilat i ka mbushur librat e tij dhe me to e devijoi rininë e ummetit.
Ai që e mbron këtë, miqëson dhe armiqëson për shkak të tij dhe vendos metodologji në mbrojtje të këtyre gjërave të cilat kanë mbledhur llojet e devijimit, si mund t’i bëjë dobi lavdërimi i filanit dhe fistekut, dmth ku është peshorja islamike?!
Ndaj bie detyrë mbi ju o vëllezër të merreni me dije, të merreni me dijen e selefëve dhe metodologjinë e tyre në kritikë dhe lavdërim.
Kemi gjetur tek Jahja ibnu Ma’in dhe për të thonë se ka qenë prej më të ashpërve në kritikë, kemi gjetur tek ai butësi dhe kemi gjetur ulematë që e kanë kundërshtuar atë prej atyre që ishin më të mëdhenj sesa ai dhe atyre që ishin më të vegjël sesa ai, sa ka kritikuar ai dhe e kanë kundërshtuar ata dhe sa ka lavdëruar ai dhe e kanë kundërshtuar, Ahmed ibnu Hanbel ka kritikuar dhe lavdëruar dhe e kanë kundërshtuar në lavdërim dhe kritikë, përse? Sepse kishin një metodologji që ndiqnin.
Metodologjia nuk është filani, çdo dijetar është i obliguar të ndjekë këtë metodologji, nëse ai gabon dhe e kundërshton këtë metodologji, atëherë duhet të gjykohen fjalët e tij sipas kësaj metodologjie, kjo është ajo që kisha në lidhje me këtë pyetje.
Për këtë arsye duhet që të mësojmë dijen në mënyrë të saktë dhe të njohin metodologjinë e selefëve në kritikë dhe lavdërim, kur përfiton njeriu prej lavdërimit dhe kur nuk përfiton.
Allahu ju bekoftë!
🔊 من التعليق على كتاب: “الجواب الكافي”، الشريط الثاني من الدقيقة (٤١ إلى ٤٦)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema