Shejkh Rabi’ ibnu Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë- thotë:
A nuk e ke ditur se Allahu, në Librin e Zbritur prej Tij, përmend shpesh ngjarje të atyre që kanë kaluar, dhe bashkë me ta ka përmendur edhe devijimet e tyre?!
Ka përmendur gabimet e njerëzve të devotshëm dhe të të penduarve, siç ishin vëllezërit e Jusufit alejhis salātu ues selām, ndonëse ishin bij profetësh.
A nuk kanë përmendur imamllarët e Islamit gabimet e imamëve të mëdhenj?! Madje i kritikuan ato! Gjithashtu, kanë përmendur edhe devijimet e njerëzve që ishin penduar dhe e kishin bërë publik pendimin e tyre, të tillë si: el-Xhuejnī, el-Gazālī (i vjetri), er-Rāzī, Ibnu Ákil el-Hanbelī dhe esh-Shehristānī; i përmendnin sepse devijimet e tyre përhapen në mesin e muslimanëve.
📚 مجموع الفتاوى” (٣٦٣/٧)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema