Loading

Ka thënë Ibnu Aun -rahimehullah-:

“Ai i cili ulet me bidatçijtë është më i dëmshëm ndaj nesh sesa bidatçijtë”

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٣)

Ka thënë Jahja ibnu Ebī Kethir -rahimehullah-:

Nëse përballesh me një bidatçi që ka marrë një rrugë ti merr një rrugë tjetër.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٢/ ٤٩٠)

Ka thënë Ibnu Battah -rahimehullah-:

Na treguar Ebul Fadël Xhe’afer ibnu Muhamed el-Kãflãnī i cili tha: na ka treguar Is’hak ibnu Ibrahim ibnu Hani’i, i cili tha:

E pyeta Ebu Abdullah-un (Ahmed ibnu Hanbel) rreth një bidatçiu që thërret në bidatin e tij a bën të ulesh tek ai?

Tha: Nuk ulesh tek ai e as nuk i flitet, se mos ndoshta pendohet.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٥ /٤٩٤)

Ka thënë Hanbel ibnu Is’hak: e kam dëgjuar Ebu Abdullah të thotë:

Askush nuk duhet të ulet me itharët e bidateve, e as të përzihet e as të shoqërohet me ta.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٥ /٤٩٥)

Ka thënë Alī ibnu Se’īd -rahimehullah-:

E kam dëgjuar Ebu Abdullah (Ahmed ibnu Hanbel) të thotë:

Erdhi Theur në Medine dhe i thanë a nuk do të shkosh tek ai? Tha: “Nuk bën të mblidhesh rreth një bidatçiu në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe tha: mos shkoni tek ai”.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٦ /٤٩٧)

Përcjell Hishãm nga Ejub es-Sikhtijanī (v. 131 h) se ai u ftua për të larë një të vdekur, dhe doli me njerëzit, kur ia zbuloi fytyrën të vdekurit e njohu dhe tha: “afrohuni drejt shokut tuaj, se unë nuk e laj, pasi e kam parë atë të ecë me një bidatçi”.

📚 الإبانة الكبرى” (٢ /٤٧٦ / ٤٩٨)”

Ka thënë Abdullah ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu-:

“Vërtet një njeri ecën dhe shoqërohet me atë që e do dhe me atë që është si ai”.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٦ /٤٩٩)

Ka thënë Abdullah ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu-:

Vlerësojini njerëzit me shokët e tyre, sepse njeriu nuk shoqërohet vetëm se me atë që i pëlqen dhe është si ai.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٧ /٥٠١)

Ka thënë Ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu-:

Vlerësojini njerëzit me shokët e tyre, muslimani pason muslimanin ndërsa imorali pason imoralin.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٤٧٧ /٥٠٢)

Ka thënë Sufjan et-Theurī -rahimehullah-:

Nuk ka diçka më të arrirë në prishjen e një njeriu dhe në prishjen e drejtësisë së tij sesa një shok i keq.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥٠٤/٤٧٧)

Ka thënë el-Euzã’ij -rahimehullah-:

Kush na e fsheh bidatin e tij, nuk e fsheh dot shoqërinë e tij.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥٠٨/٤٧٩)

Ka thënë Mu’adh ibnu Mu’adh -rahimehullah- i thashë Jahja ibnu Se’id: o Ebu Se’id:

Njeriu edhe nëse e fsheh mendimin e tij, nuk e fsheh dot atë tek i fëmija e tij, as tek shoku i tij dhe tek ai i cili ulet.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥٠٩/٤٧٩)

Muhamed ibnu Ubejd Allah el-Galãbī ka thënë:

Ithtarët e epsheve fshehin çdo gjë përveç dashurisë së ndërsjelltë dhe shoqërisë.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥١٠/٤٧٩)

Ka thënë Katadeh -rahimehullah-:

Pasha Allahun ne me të vërtet, nuk kemi parë njeri që të shoqërohet me disa njerëz e të mos jetë si ata dhe si soji i tyre, shoqërohu me njerëz të devotshëm prej robërve të Allahut, se mos ndoshta bëhesh si ata apo i ngjashëm me ta.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥١١/٤٧٩)

Ka thënë Malik ibnu Dijnãr -rahimehullah-:

Njerëzit janë disa llojesh, ashtu si llojet e zogjve, pëllumbi me pëllumbin, sorra me sorrën, patat me patat, trumcaku me trumcakun dhe çdo njeri me sojin e tij.

📚 الإبانة الكبرى (٢ /٥١٢/٤٨٠)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: