Loading

Pyetje drejtuar el-al-lameh Ahmed ibnu Jahja En-Nexhmit rahimehullah:

Disa që pretendojnë selefizmin thonë: Ne jemi selefijë, por nuk flasim për atë që ka gabuar dhe nuk kritikojmë njeri.

Përgjigje:

Thuaju se nuk vlen selefizmi, pa kritikuar njeri, pa dashuri, pa urrejtje dhe pa armiqësi, për hir të Allahut. Këto të katërta, nëse mungojnë te njeriu, domethënë Islami i tij është i dobët.

Profeti ﷺ ka thënë: «Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, le ta ndryshojë me gjuhën e tij; nëse nuk mundet, le ta urrejë me zemrën e tij; dhe ky është besimi më i dobët.»

Besimi më i dobët është urrejtja e së kotës me zemër. Ama nëse dikush nuk e urren të kotën me zemër, atëherë ku është besimi në zemrën e tij?! Domethënë besimi i tij është i dobët… Lusim Allahun për falje dhe shpëtim! Na mjafton Allahu! Dhe sa Ndihmës i Mirë është Ai!

📚 (الفتاوى الجلية عن المناهج والدعوية” (ص ١٣٩-١٤٠”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: