Loading

Shejkh Sālih el-Feuzãn, Allahu e ruajttë, ka thënë:

Nëse sheh dikë që lutet kundër prijësve muslimanë, atëherë dije se ai është i devijuar në akiden e tij dhe nuk është në metodologjinë e selefëve. Disa njerëz e bëjnë këtë (lutjen kundër tyre) për shkak të xhelozisë dhe zemërimit për fenë e Allahut azze ue xhel’le, mirëpo xhelozia dhe zemërimi (në këto raste) nuk janë në vendin e duhur, sepse me largimin e tyre (të prijësve) ndodhin dëme të shumta.

Nuk janë në medh’hebin e Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit ata që luten kundër prijësve muslimanë! Të tillë janë edhe ata që nuk luten për prijësit. Kjo është shenjë se ata kanë devijuar nga akidja e Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit!

Xhelozia për fenë nuk është në lutjen kundër tyre. Nëse ti dëshiron të mirën, lutu për ta! Lutu për përmirësimin dhe për mirësi. Allahu është i Aftë për udhëzimin e tyre dhe kthimin për tek e vërteta.

A mos vallë i ke humbur shpresat për udhëzimin e tyre?!

Kjo është humbje e shpresës në Mëshirën e Allahut!

Gjithashtu, lutja për ta është prej këshillimit. Gjithë kjo është një bazë madhështore të cilës, sidomos në këto kohë, duhet t’i kushtohet rëndësi!

📚 “et-Te’alikatu el-Mukhtasarah ‘alel akideti et-Tahauijeh” (fq. 171-173)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: