Jahja bnu Se’id ka thënë: kur Sufjan et-Theurij erdhi në Basrah, filloi të shohë për çështjen er-Rebi’u bnu Subejh dhe pozitën e tij tek njerëzit.
Pyeti: çfarë medh’hebi ka?
I thanë: nuk ka medh’heb tjetër pos sunnetit.
Tha: Kush janë shokët e tij?
I thanë: Kaderitë!
Tha: atëherë, ai është Kaderij.
Ibnu Battah -rahimehullah- e komentoi këtë duke thënë:
Mëshira e Allahut qoftë mbi Sufjan et-Theurin, foli me urtësi dhe tha të vërtetën, e tha atë duke u bazuar në dije dhe në përputhje me Kur’anin dhe sunnetin.
Allahu -azze ue xhel’le- thotë:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا بِطَانَةً مِنْ دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًا وَدُّوا مَا عَنِتُّمْ}
{O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerë jashtë gjirit tuaj, ata nuk ngurrojnë që t’ju dëmtojnë dhe dëshirojnë që ju të vuani}
📚 الإبانة” (٢ /٤٥٢ /٤٢١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema