Loading

Ka thënë el-alameh Salih ibnu Feuzan el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Ne nuk u bindemi dijetarëve në mënyrë absolute, qofshin kur ata aa qëllojnë apo kur gabojnë.

Porse i pasojmë ata kur ia qëllojnë dhe e shmangim gabimin e tyre kur gabojnë.

I bindemi atij që i bindet Allahut dhe e kundërshtojmë atë që e kundërshton Allahun -subhanehu ue te’ala-.

E kundërshtojmë gabimin e atij që gabon, kjo është feja e vërtetë.

Ama nëse nuk e di që ky dijetar ka gabuar, atëherë ti je i arsyetuar.

Ama ai që thotë: që nëse ai gabon, gabimin e ka për vete.

I themi: kjo nuk lejohet, kjo nuk të bën dobi Ditën e Kiametit, ata janë përgjegjës për punët e tyre dhe ti je përgjegjës për punët e tua.

Nuk mbeshtetesh tek fetvatë vetëm nëse janë të bazuara në argument prej Kur’anit dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij ﷺ.

Ai që e di se ato (fetvatë) nuk janë të bazuara në argument, atëherë i ndalohet atij që t’i marrë ato.

Ai që është injorant rreth kësaj është i arsyetuar, mirëpo bie detyrë mbi të që të kërkojë dhe të shtojë verifikimin.

📚 شرح مسائل الجاهلية” (١/ ١٣٩) “

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: