Ka thënë el-al’lameh esh-shejkh Ibnu Uthejmin -rahimehullah – në shpjegimin e librit “Hiljetu Talibil ‘Ilm”:
Ajo që duket nga fjala e shejkhut -Allahu e ruajttë dhe i dhëntë sukses- është se nuk merret asgjë prej ithtarit të bidateve, madje edhe atë që nuk ka lidhje me bidatin e tij, psh nëse shohim një bidatçi, por është i mirë në gjuhën arabe: në retorikë, gramatikë dhe morfologji, a duhet të ulemi tek ai dhe ta marrim këtë dije që gjendet tek ai, apo duhet ta bojkotojmë? Ajo që duket nga fjala e shejkhut është se nuk duhet të ulemi tek ai, sepse kjo gjë shkakton dy dëme:
Dëmi i parë: se njeriu mashtrohet nga ky njeri, dhe i duket se ai është në hak
Dëmi i dytë: se njerëzit mashtrohen prej tij, sepse shohin njerëzit që shkojnë njëri pas tjetrit tek ai dhe nxënësit që marrin prej tij dhe ai që është njeri i thjeshtë nuk e bën dot dallimin midis gramatikës dhe Akides.
Bazuar në këtë ne mendojmë se njeriu nuk duhet të ulet tek itharët e epsheve dhe bidateve në mënyrë absolute, madje edhe nëse nuk gjen njeri që t’i mësojë arabishten, retorikën apo morfologjinë, përveç tyre, Allahu do t’i gjejë atij një më të mirë sesa ata, sepse po të shkojmë dhe të ulemi tek ata, nuk ka dyshim se kjo gjë i mashtron ata dhe mashtrohen edhe njerëzit me shkuarjen e tyre tek ata.
📚 Kaseta nr. 5 prej shpjegimit të librit “Hiljetu Talibil ‘Ilm”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema