Loading

Pyetje: A është prej menhexhit (metodologjisë) të selefëve kritikimi i udhëheqësve nga minberi? Dhe cili është menhexhi i selefëve në lidhje më këshillimin e tyre?

Iu përgjigj shejkh ibnu Bãz -Allahu e mëshiroftë-:

Nuk është prej menhexhit të selefëve përmendja e gabimeve të udhëheqësve dhe përmendja e tyre në minbere; sepse kjo të shpie drejt kaosit, mosdëgjimit dhe bindjes në gjëra të mira; dhe të shpie drejt zhytjes në gjëra që të bëjnë dëm dhe nuk të bëjnë dobi, mirëpo rruga e ndjekur te selefët ishte:

Këshilla në mes tyre dhe udhëheqësit, shkrimi i letrave drejtuar atij apo kontakti me dijetarët të cilët kontaktojnë me të dhe e udhëzojnë drejt hajrit.

Sa i takon refuzimit të së keqes kjo bëhet pa e përmendur atë që e ka bërë atë: refuzon zinanë, alkoolin, kamatën, pa përmendur bërësin e tyre, kjo gjë është detyrë, për shkak të argumenteve të përgjithshme.

Mjafton refuzimi i gjynaheve dhe paralajmërimi ndaj tyre pa përmendur se kush i ka bërë ato, qoftë ai udhëheqës ose jo udhëheqës.

Kur ndodhi fitnja në kohën e Uthmanit -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- disa njerëz i thanë Usamah ibnu Zejd -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-: a nuk i ke folur Uthmanit?

Tha: vërtet ju mendoni se nuk i kam folur vetëm kur ta dëgjoni? Unë flas në mes meje dhe atij pa hapur një çështje të cilën nuk dua që të jem unë i pari që e hap atë.

Kur khavarixhët injorantë e hapën derën e sherrit në kohën e Uthmanit -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe e refuzuan Uthmanin në publik, fitnja, lufta dhe shkatërrimi u bënë të mëdha, të cilat vijojnë edhe sot e kësaj dite, derisa ndodhi fitnja në mes Aliut dhe Muavijes, u vranë Uthmani dhe Aliu për shkak të saj, si dhe u vranë një numër i madh i sahabëve dhe jo vetëm, për shkak të refuzimit dhe përmendjes së gabimeve në publik, derisa shumë njerëz filluan ta urrejnë udhëheqësin e tyre dhe e vranë atë!

Ka transmetuar Ijjad ibnu Ganem el-Esh’arij se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush dëshiron ta këshillojë udhëheqësin, të mos e shfaq atë në publik, por le ta marrë për dore dhe të veçohet me të, nëse pranon mirë, nëse jo, atëherë ai e ka kryer detyrën e tij.”

Lusim Allahun për siguri dhe mirëqënie për ne dhe për vëllezërit tanë muslimanë nga çdo e keqe, me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi që i përgjigjet lutjes.

📚 مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (8/ 210)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: