Fjalë e artë nga el-al’lameh, fakihu Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-!
Thotë shejkhu Allahu e mëshiroftë-:
Ajo nuk mund të kthehet vetëm se përmes Islamit mbi të cilin ishte Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij, ashtu siç ka thënë i Lartësuari:
{إِنَّ ٱلۡأَرۡضَ لِلَّهِ یُورِثُهَا مَن یَشَاۤءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَٱلۡعَـٰقِبَةُ لِلۡمُتَّقِینَ}
{Vërtet, toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që dëshiron nga robërit e Tij, e fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut} [el-E’araf: 128]
Sado që të mundohen arabët, e sado që ta mbushin dynjanë me fjalë dhe betime, nuk kanë për të patur kurrë sukses, derisa të bëjnë thirrje për nxjerrjen e jehudëve prej saj në emër të Islamit. Pasi ta kenë zbatuar atë te vetet e tyre, nëse ata e bëjnë këtë, atëherë do të realizohet për ta ajo për të cilën ka treguar Pejgamberi ﷺ:
«Nuk do të bëhet Kijameti derisa muslimanët të luftojnë jehudët, i luftojnë ata muslimanët derisa jehudij të fshihet pas gurëve dhe pemëve, guri ose pema do t’i thotë: o musliman, o rob i Allahut, ky pas meje është jehudij eja dhe vrite».
E pra pema dhe guri do t’i tregojnë muslimanëve për jehudët, do t’i thonë: “O rob i Allahut”, në emër të qënit rob i Allahut, i thonë: o musliman, në emër të Islamit, Pejgamberi ﷺ tha: «muslimanët do t’i luftojnë jehudët» dhe nuk tha: “arabët”.
Për këtë arsye them: vërtet ne nuk do t’i mposhtin kurrë jehudët në emër të arabizmit, por do t’i mposhtim vetëm në emër të Islamit; ai që dëshiron le të lexojë Fjalën e të Lartësuarit:
وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِی ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ یَرِثُهَا عِبَادِیَ ٱلصَّـٰلِحُونَ
{Ne e kemi shënuar në Zebur, pasi e shënuam në “el-Leuh el-Mahfudh” se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë}. [El-Enbijah: 105]
Ai e bëri trashëgiminë për robërit e tij të mirë, nëse do të ishim robër të mirë të Allahut do ta trashëgonim atë me shumë lehtësi, pa këto vështirësi, lodhje, lëndime dhe fjalë të gjata që nuk mbarojnë kurrë!
Do ta bëjmë atë tonën me ndihmën e Allahut -Azze ue Xhel’le- dhe Allahu e ka shkruar atë për ne, e sa e lehtë është ajo për Allahun!
Ne e dimë se muslimanët nuk e poseduan Palestinën në kohën e Islamit të asketëve vetëm se me anë të Islamit të tyre, as nuk i dominuan qytetet e kryeqendrës së persëve, as të kryeqendrës së romakëve, as të kryeqendrës së koptëve vetëm se me Islamin; për këtë shkak ah sikur të rinjtë tanë ta kuptonin drejt se nuk ka mundësi të arrihet fitorja e përgjithshme vetëm se me Islamin e vërtetë dhe jo me Islamin në kartat e identitetit!
Them dhe dija është tek Allahu: nuk ka mundësi të kthehet Shami dhe në veçanti Palestina vetëm se me atë që u kthye në fillim të këtij ummeti, nën udhëheqjen, si ajo e Umer ibnul Khattab -radij’Allahu anhu- dhe me burra si ushtarët e tij -radij’Allahu anhum- të cilët luftojnë vetëm që Fjala e Allahut të jetë më e larta. Nëse ndodh kjo për Muslimanët, atëherë ata do t’i vrasin jehudët derisa jehudij të fshihet pas pemës dhe pema ta thërrasë:
O musliman, o rob i Allahut! Ky pas meje është jehudij eja dhe vrite!
Derisa njerëzit ta shohin këtë si fanatizëm nacionalist, atëherë nuk kanë për të pasur kurrë sukses; sepse Allahu nuk ndihmon vetëm se ata që ndihmojnë fenë e Tij, ashtu siç Ai i Lartësuari ka thënë:
وَلَیَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن یَنصُرُهُۥۤۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِیٌّ عَزِیزٌ ٱلَّذِینَ إِن مَّكَّنَّـٰهُمۡ فِی ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُوا۟ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡا۟ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَـٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ
{E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon fenë e Tij, dhe Allahu është shumë i Fuqishëm dhe gjithnjë Triumfues.
Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Allahut i takon përfundimi i çështjeve} [el-Haxh: 40-41]
Ne nëse shohim ballin e këtij ummeti, gjejmë se ata fituan në bazë të Teuhidit, sinqeritetit ndaj Allahut, ndjekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, largimit nga çdo gjë e keqe, nga virtytet e këqija, nga imoralitet, gjërat e urryera dhe nga imitimi i armiqve.
Problemi qëndron, se ka prej njerëzve sot që e shohin imitimin e mosbesimtarëve si nder dhe prestigj, dhe shohin se kthimi tek ajo që ishte Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij është prapambetje dhe regres, tamam siç thanë ata që ishin më herët:
{وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوۤا۟ إِنَّ هَـٰۤؤُلَاۤءِ لَضَاۤلُّونَ}
{Kur i shihnin ata, thoshin: vërtet, ata janë të humbur} [el-Mutafifinë: 32]
Bie detyrë mbi ne o vëllezër që të kthehemi dhe të lexojmë atë që ka kaluar në fillim të këtij ummeti, saqë të marrim prej tyre kapjen pas fesë dhe të qënit robër të Allahut, atëherë do të na jepet fitorja. Unë them dhe e përsëris: bie detyrë mbi ne që të kemi kujdes nga të këqijat e veteve tona, të kemi kujdes nga të këqijat e mosbesimtarëve, munafikëve dhe pasuesve të tyre.
Lusim Allahun e Lartësuar të na e shkruajë neve dhe juve fitoren për fenë e Tij, të na japë fitore përmes saj dhe t’i japë asaj fitore përmes nesh, e të na bëjë neve prej të dashurve të Tij dhe partisë së Tij, me të vërtetë Ai është Bujar i Madh.
Ue sal’lAllahu ue sel’lem ala nebijjina Muhamed ue ala Elihi ue Esahabihi exhma’in.
تفسير سورة البقرة لابن عثيمين” (١ / ١٦٩-١٧٠)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema