Loading

Erdhi një burrë prej khauarixhëve tek Hasen el-Basrī, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: O imam, çfarë mendon për khavarixhët?

Iu përgjigj: Janë njerëz që e kanë mendjen te jeta e kësaj bote!

Burri e pyeti: Përse e thua këtë, kur në realitet ka prej tyre që dalin në luftë dhe luftojnë derisa u thyhen shtizat dhe heqin dorë madje edhe nga gruaja dhe fëmija?!

Haseni ia ktheu: Më fol rreth gjendjes së prijësit…! A mos vallë të ka ndaluar nga kryerja e Namazit dhe dhënia e Zekatit?! A mos vallë të ka ndaluar nga Haxhi dhe Umreja?!

I tha: Jo

Haseni i tha: Atëherë, unë mendoj se ti e ke luftuar kur ai të ndaloi nga të mirat e kësaj bote! Ti pikërisht për shkakun e tyre e ke luftuar!

 📚 البصائر والذخائر”  (1 /156)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: