Ka thënë imam Ahmed ibnu Hanbel, rahimehullah:
Kanë rënë në konsensus 90 burra prej tabi’inëve, imamët e muslimanëve, imamët e selefëve dhe fukahatë e vendeve, se Sunneti që la pas vdekjes i Dërguari i Allahut ﷺ, është i bazuar te këto gjëra:
- Kënaqja me kaderin e Allahut azze ue xhel’le.
- Dorëzimi ndaj Urdhrit të Tij.
- Durimi ndaj Gjykimit të Tij.
- Marrja e asaj që Allahu ka urdhëruar.
- Ndalesa nga ajo që ka ndaluar .
- Besimi në Kader, si në të mirin, ashtu edhe në të keqin.
- Lënia e polemikave dhe debateve në Fe.
- Mesti mbi këpucë
- Xhihadi me çdo khalif, i drejtë apo tiran qoftë ai.
- Falja e xhenazes ndaj çdokujt që vdes prej njerëzve të kiblës.
- Besimi është: fjalë dhe vepër; shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe.
- Kur’ani është Fjalë e Allahut, i zbritur në zemrën e Profetit të Tij ﷺ dhe i pakrijuar.
- Durimi nën flamurin e prijësit (pushtetarit), gjatë pushteteve të drejta dhe atyre zullumqare.
- Mosrebelimi me shpatë kundër prijësve, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi.
- Mosbërja qafir e askujt prej njerëzve të Teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim), edhe nëse bëjnë gjynahe të mëdha.
- Frenimi i gojës në lidhje me atë që ndodhi mes sahabëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
- Besimi se njerëzit më të mirë pas të Dërguarit të Allahut ﷺ janë:
- Ebu Bekri,
- Umeri,
- Uthmani
- dhe Aliu, djali i xhaxhait të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
- Kërkimi i mëshirës për të gjithë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, për fëmijët e tij, gratë e tij dhe dhëndurët e tij.
Allahu qoftë i Kënaqur me të gjithë ata!
Ky është Sunneti, ndaj përmbajuni atij që të shpëtoni! Marrja e tij është udhëzim, ndërsa lënia është devijim dhe humbje.
طبقات الحنابلة” (١/ ١٣٠ – ١٣١)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema