Shkëputur nga khutbja me titull: “Hasedi”
Ka thënë el-ál’lãmeh Sãlih ibnu Feuzãn el-Feuzãn -Allahu e ruajttë-:
…Kini frikë Allahun, o robër të Allahut dhe dijeni se fjala më e mirë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ dhe punët më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo bidat është humbje.
Bie detyrë që të kapeni pas xhematit të muslimanëve, me të vërtetë Dora e Allahut është mbi xhematin dhe kushdo që devijon, ka devijuar për në Zjarr, sidomos në kohët e fitneve, e keni detyrë të kapeni pas xhematit, xhematit të muslimanëve dhe imamit të muslimanëve.
Kur Pejgamberi ﷺ i tregoi Hudhejfeh ibnul Jemãnit se: do të ketë thirrës në dyert e Xhehenemit, kushdo që u bindet atyre do ta hedhin në të.
Tha: çfarë më urdhëron të bëj, nëse e arrij atë kohë?
Tha: kapu për xhematin e muslimanëve dhe imamin e tyre dhe e urdhëroi për këtë, kjo është ajo që të mbron nga fitnja dhe sherri i thirrësve të Zjarrit dhe thirrësve të humbjes dhe sa të shumtë janë ata sot!!!
Kini frikë Allahun -azze ue xhel’le- kini kujdes nga thirrësit e humbjes dhe nga thirrësit e fitneve, mos u kushtoni rëndësi atyre, me të vërtetë ata tani e ndezin zjarrin e fitneve në mesin e muslimanëve, me anë mediave, me anë të shkrimeve, me anë të internetit, me anë të gjërave të shumta të shpikura, i nxisin fitnet në mesin e njerëzve, derisa të rebelohen ndaj njëri-tjetrit, derisa shtetasit të rebelohen kundër prijësit, derisa prijësi të zemërohet me shtetasit e tij, derisa të luftojnë me njëri-tjetrin, derisa të shkatërrohet vendi, derisa të mbeten pa shtëpi, derisa të vriten njerëzit, e gjithë kjo për shkak të thirrësve, të cilët janë në dyert e Xhehenemit, kini kujdes nga ata, kapuni pas xhematit të muslimanëve dhe imamit të muslimanëve.
Dhe dijeni se fjala më e mirë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ dhe punët më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo bidat është humbje dhe duhet të kapeni pas xhematit, me të vërtetë Dora e Allahut është mbi xhematin, kush devijon, ka devijuar për në Zjarr….
🔗 https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/14299
Përktheu: Abdur-Rahman Mema