Loading

Al-lameh Muhamed bin Salih el Uthejmin:

Kush nuk bën lutje për prijësin (musliman), ka ardhur me një bidat prej bidateve të fëlliqura! Dhe ai është rebelimi kundër prijësve, bidati i khauarixhëve! Nëse është këshillues për hir të Allahut për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe popullin e thjeshtë, atëherë duhet të bëje dua për prijësin, sepse nëse prijësi bëhet i drejtë, edhe shtetasit bëhen të tillë.
Ama disa njerëz, nëse shohin nga prijësi ndonjë devijim dhe i thuhet: “Lute Allahun që ta udhëzojë”, thotë: “Jo jo, këtë nuk e udhëzon Allahu; por do lutem që Allahu ta shkatërrojë!” E si nuk e udhëzoka Allahu?! A nuk i udhëzoi Allahu disa prijës të kufrit?!!! Pastaj, nëse Allahu cakton që ta shkatërrojë, ashtu siç ti dëshiron, kush do vijë në pushtet pas tij?! Kush është zevendësi i tij?! Tani popujt arabë që u çuan në revolucione, po t’i pyesësh nëpër ato vende: “Kur ishte më e mirë?! Para revolucionit apo pas tij?”, do thonë njëzëri dhe në të njëjtën kohë, qoftë ngritur, ulur apo shtrirë: “Përpara revolucionit ishte një mijë herë më mirë; dhe kjo është diçka e qartë.”

📚 لقاء الباب المفتوح، رقم ١٦٩

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: