Ji vigjilent o pasues i sunnetit, armiqtë e sunnetit prej jobesimtarëve dhe ithtarëve të bidateve i ndjekin thirrësit e davetit selefi dhe lajmet e tyre, në çdo vend dhe përpiqen për përçarjen e thirrjes selefijeh duke provokuar thirrësit e saj me çdo mjet, me pasuri, me futjen provokuesve në mesin e tyre, për shkak se ata e dinë që thirrja selefijeh është feja e vërtetë, valvula e sigurisë për sigurinë e njerëzve dhe stabilitetin e vendeve të tyre.
Kujto historinë e Ka’b ibnu Malik radij’Allahu anhu kur Profeti ﷺ e bojkotoi.
Ka’bi -radij’Allahu anhu- tregon:
Teksa po ecja në tregun e Medines një Nabtij (fermer i krishter) prej enbatëve të Shamit, i cili kishte ardhur në Medine për të shitur grurë, u thoshte njerëzve: kush nga ju do të më çojë te Ka’b ibnu Malik?
Njerëzit i bënin me shenjë drejt meje, ai erdhi tek unë dhe më zgjati një letër nga mbreti Gassãn ku në të shkruhej:
“Dhe më tutje, më ka ardhur lajmi se shoku yt të ka bojkotuar, sidoqoftë Allahu nuk të lë të jetosh në një vend ku ndjehesh i poshtëruar dhe të drejtat e tua të mohohen. Kështu që bashkohu me ne dhe do të të ngushëllojmë.”
Thashë kur e lexova:
Dhe kjo gjithashtu është prej sprovës! E hodha atë në furrë dhe me të ndeza zjarrin.
📚 Muttefekun alejhi
Ka thënë shejkh Ibnul Uthejmin rahimehullah:
Dhe prej dobive të këtij hadithi është: se duhet të ruhemi nga njerëzit e sherrit dhe njerëzit e së keqes, të cilët shfrytëzojnë dobësinë te njeriu dhe mundësitë për devijimin dhe shkatërrimin e tij. Ky mbreti Gassan shfrytëzoi mundësinë duke e ftuar Ka’b ibnu Malik radij’Allahu anhu për në devijim, se mos ndoshta e braktiste fenë e tij dhe përqafonte fenë e këtij mbreti, për shkak të këtij dëshpërimi!
📚 “شرح رياض الصالحين” (1 / 148)
Shkroi: Ebul Bera Talãl eth-Thubejtī
Përktheu: Abdur-Rahman Mema