Loading

Ata të thonë: a është rebelimi ndaj tiranit në kundërshtim me bazat e ehlus sunnetit?

U themi: po

Të thonë: ku është argumenti?

U themi: Hadithin e Ubades -radij’Allahu anhu-: “…vetëm nëse shihni mosbesim të qartë”

Të thonë: po gjynahu është baraz me mosbesimin!

U themi: gabim, për shkak të hadithit ‘Auf bnu Malik:

“…Vetëm nëse është një prijës të cilin e sheh duke i bërë gjynah Allahut, urreje atë që vjen prej gjynahut ndaj Allahut dhe mos hiq dorë nga bindja”

Të thonë: Umeri -radij’Allahu anhu- ka thënë: “më korrigjoni”

U themi: Nëse është i saktë si transmetim, me “korrigjimin” është për qëllim përmirësimi dhe jo largimi nga posti.

Të thonë: deri kur do të bëjmë durim?

U themi: Hadithin e Usejdit: “Derisa të më takoni tek Haudi”

Të thonë: si ta marrim të drejtën tonë?

U themi: Hadithin e ibnu Mes’ud-it: “kërkojini Allahut atë që ju takon”.

Të thonë: bindja është ndaj atij me të cilin jemi të kënaqur, jo ndaj atij që ka ardhur me forcë.

U themi: Hadithin e el-‘Irbaad-it: «Edhe nëse ju sundon një rob etiopian»

Të thonë: Durimi vlen për ata që gjykojnë me ligjin e Allahut e jo për ata që gjykojnë sipas epshit të tyre, kështu që këto tekste nuk vlejnë për ta.

I themi: gënjyet, duke u bazuar te hadithi i Hudhejfes: «Nuk ecin sipas udhëzimit tim as sipas sunnetit tim…, dëgjoni dhe binduni.»

Të thonë: ku është kuptimi i selefëve?

U themi: ata kanë rënë në konsensus për ndalimin e rebelimit, e ka përcjellë këtë konsensus: En-Neueuij, ibnu Tejmijeh, ibnu Haxher, esh-Sheukanij.

Të thonë: si kanë rënë në konsensus, kur ibnuz Zubejr -radij’Allahu anhuma- është rebeluar?

U themi: gënjyet, nuk është rebeluar ndaj prijësit të muslimanëve, sepse në atë kohë nuk ka pasur prijës të përgjithshëm për Muslimanët, çështja ishte e paqartë pas vdekjes së Jezidit, dhe ibnuz Zebejrit i dhanë besën banorët e Mekës dhe iu bindën banorët e Hixhazit.

Të thonë: po për rebelimin e el-Husejnit -radij’Allahu anhu-?

U themi: nuk doli për të kundërshtuar por e mashtruan banorët e Basrës duke i thënë: eja te ne se nuk kemi prijës, kur atij iu bë e qartë kjo dredhi, u pendua dhe kërkoi që të kthehej te të afërmit e tij, ose shkuarjen te Jezidi ose shkruajen në llogore, nuk ia dhanë këtë mundësi zullumqarët dhe e vranë padrejtësisht duke rënë dëshmor -radij’Allahu anhu-.

Të thonë: kanë dalë edhe të tjerë veç tyre, ku është konsensusi?

U themi: hafizi ibnu Haxher ka thënë: “kryengritja e një grupi prej selefëve ka qenë përpara se të arrihej konsensusi në lidhje me kryengritjen ndaj tiranit.”

📚 (مرقاة المفاتيح” (ح ١١٢٥”

En-Neueuij -rahimehullah- ka thënë: “është thënë se ky mospajtim ka qenë në fillim, më pas është arritur konsensusi për ndalimin e rebelimit ndaj tyre.”

Të thonë: janë ngritur çmimet dhe është vështirësuar jetesa për shkak të padrejtësisë së udhëheqësve.

U themi: Nëse populli rebelohet jetesa vështirësohet edhe më shumë, do të mungonte siguria, do të derdhej gjaku, do të nëpërkëmbej nderi, të gjithë ata që e njohin historinë e vërtetojnë se rebelimi nuk ka sjellë dobi as edhe një ditë të vetme.

Të thonë: cila është zgjidhja?

U themi: Allahu Ekber, Allahu Ekber!

Zgjidhja është: pendimi dhe kërkimi i faljes,

{إِنَّ اللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ}

{Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli derisa ata të ndyshojnë vetet e tyre}

Ndryshojeni shirkun në Teuhid, bidatin në sunnet dhe gjynahun në bindje.

{وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ}

{E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të besonin dhe të ishin ruajtur prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim begati nga qielli e toka}

I thanë disa selefëve: janë rritur çmimet, ata u thoshin: ulini me kërkimin e faljes.

Shkaqet e caktuara që ndihmojnë në përpjekjen e njeriut për të arritur devotshmërinë:

1- Kërkimi i ndihmës nga Allahu -azze ue xhel’le-

2- Lutja, duke i kërkuar Allahut sukses; dhe lutja është arma më e mirë.

3- Dija dhe kuptimi i fesë

4- Shoqërimi me njerëz të zgjedhur

5- Leximi i biografive të selefëve të devotshëm.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: