Loading

Ka thënë esh-shejkh Takijjudin el-Hilalij (v. 1407 h) -rahimehullah- Në kasetën “Gjykimi i kremtimit të mevludit”:

Me të vërtetë, prej bidateve të shëmtuara, me të cilat janë sprovuar muslimanët që prej 11 shekujsh është bidati i mevludeve, që është mbledhja e një grupi njerëzish të cilët lexojnë historinë e lindjes së Pejgamberit ﷺ dhe kur afrohen tek koha e lindjes së tij çohen në këmbë dhe thonë: mirëserdhe, mirëserdhe, kanë ekstremizëm në këtë gjë, kalim të kufijve në lavdërim, gënjeshtra, të cilat i fusin në këto mevlude.

Këtë bidat të shëmtuar nuk e ka njohur dhe nuk e ka bërë askush, vetëm se në shekullin e katërt të hixhretit. Është vërtetuar se ai ﷺ ka lindur në muajin “Rebi’ul Euel”, por a ka lindur më 1 Rebi’u apo me dy, apo me tre apo me katër, apo me pesë, apo me dymbëdhjetë, apo në filan ditë? Askush nuk e di, nuk ka ardhur për këtë asgjë nga Pejgamberi ﷺ fare, as nga sahabët; por është shpikje, gënjeshtër dhe nuk ka bazë që ta bëjmë atë në ditën e dymbëdhjetë, pastaj, supozo sikur e dimë ditën në të cilën lindi Pejgamberi ﷺ, psh është ditën e shtatë, apo ditën e dytë, apo ditën e katërt apo ditën e dhjetë, a kemi argument prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij që ta kremtojmë këtë ditë?

A e ka kremtuar Pejgamberi ﷺ? A i ka mbledhur ai ndonjë ditë shokët e tij dhe t’u thotë: Ejani të kremtojmë ditëlindjen time dhe lexoni tregimin? Kurrsesi.

A e kanë kremtuar shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ? Po katër khalifët e drejtë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu? A e kremtoi ndokush prej tyre mevludin (ditëlindjen) e Pejgamberit ﷺ? Kurrsesi.

A e kanë kremtuar tabi’inët? Imam (el-Hasen) el-Basrij dhe Ebu Kulabeh dhe jo vetëm prej tabi’inëve, a e kremtoi dikush prej tyre? Kurrsesi.

A e kanë kremtuar imamët muxhtehidë? Siç janë Ebu Hanifja, Maliku, esh-Shafi’ij, Ahmed bnu Hanbel, Sufjan eth-Theurij, Sufjan bnu ‘Ujejneh, Abdullah bnul Mubarek, el-Euza’ij, el-Bukharij, Muslimi, Ebu Daudi, Et-Tirmidhij, en-Nesa’ij, ibnu Maxheh, ed-Darakutnij dhe El-Bejhakij, a e kremtoi ndokush prej tyre?

A e kremtoi ndokush si puna e tyre? Nëse kremtimi i mevludeve do të ishte i drejtë, i ligjshëm dhe do të kishte hajër ata nuk do ta kishin lënë atë.

Për këtë shkak ju paralajmërojmë juve, po ashtu edhe ju paralajmëroni familjet tuaja, të vegjëlit tuaj, komshinjtë tuaj që të mos mashtrohen nga ata dexhalë, të cilët ushqehen me mevludet, ndajini dhe largojini nga ata, sepse ata janë shejtanë.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: