Loading

Të parët që kanë folur për grupin Ikhuanul Muslimin gjatë jetës së themeluesit të tij, Hasan el Benës, dhe paralajmëruan për devijimet e tyre, kanë qenë njerëzit e dalluar të thirrjes selefijeh në Egjipt:

shejkh Ahmed Shakir (v. 1377 h – 1958)

shejkh Muhamed Hāmid el-Fekij (v. 1378 h – 1959)

shejkh Abdur-Rahman el-Uekil (v. 1390 h – 1971)

shejkh Muhamed Khalil Har-rās (v. 1395 h – 1975)

Allahu i mëshiroftë të gjithë!

📜 Fjala e Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj në lidhje me Ikhuanul Muslimin:

Xhemati el-ikhuanul Muslimin është XHEMAT TERRORIST! Ai nuk përfaqëson metodologjinë e Islamit! Përkundrazi, ai ndjek qëllimet e tij partiake, të cilat janë në kundërshtim me udhëzimin e fesë sonë të pastër.

https://www.spa.gov.sa/viewfullstory.php?lang=ar&newsid=2155561

📜 Dijetari i madh egjiptian Ahmed Shakir-rahimehullah- ka thënë:

“Lëvizja e shejhut Hasen el-Bena dhe e “el-ikhuanul muslimin-ëve” të tij e kanë shndërruar davetin islamik në një davet kriminal dhe shkatërrues të financuar nga komunistët dhe çifutët, gjë të cilën e dimë pa as më të voglin dyshim!”

📚 “et-Tekriru ‘an shu’unil kadā” (fq. 48)

📜 Dijetari i madh, shejh Muhamed Nāsirud-din el-Albānij -rahimehullah- ka thënë për shtetin e jehudëve dhe lidhjen e tyre me ikhuanizmin:

Ata e dinë që Selefizmi është grupi i cili është në të vërtetën dhe se ummeti do kthehet në atë rrugë që ka qenë ebu Bekri dhe ‘Umeri -radij-Allahu anhuma- dhe se atyre do t’u flasë guri, prandaj filluan të themelojnë el-Ikhuanul Muslimin-ët, xhematin teblig dhe një numër grupesh, disa prej të cilave madje mbajnë edhe emrin e selefizmit, por që në ralitet nuk është selefizëm…

📚 Shkëputur nga kaseta me titull: “O selefij, prisni dhe duroni”.

📜 Ka thënë dijetari i madh Mukbil ibnu Hadij el-Uadi’ij -Allahu e mëshiroftë-:

“Trutë e el-Ikhuanul Muslimin kanë nevojë që ‘të lahen me ujin’ e Kur’anit dhe Sunnetit.”

فضائح ونصائح” (ص ٢٧)” 📚

📜 Ka thënë dijetari i madh, muhadithi Hammad el-Ensarij (v. 1418 h)

“Me të vërtetë, el-Ikhuanul Muslimun janë prej përkrahësve të Khomejnit dhe rafidave!!”

المجموع ( ٢/ ٦٩٩) 📚

Thotë shejkh Muhamed ibnu Ramzān el Hāxhirij Allahu e ruajttë në lidhje me themeluesin e ikhuanëve:

“Hasan el Benna tregon për veten dhe tarikatin e tij husafij (sekt sufist) se bënin i’tikaf te varri i Sinxherit.”

(citat i shkëputur nga ligjërata me titull “Rëndësia e Teuhidit dhe paralajmërimi rreth shirkut”)

Fusnotë plotësuese: A ka një “armiqësi” të vërtetë në mes rafidave dhe el-Ikhuanul muslimin-ëve….?!!!

Ish-përfaqësuesi i el-Ikhuanul Muslimin-ëve në perëndim, Kemāl Teufik el-Helbauij, gjatë vizitës së tij në Iran, në prani të Khameneit (lider iranian, pasues i Khumejnit) tha:

“Më kujtohen disa veçori të Khumejnit që më tërhoqën vemendjen mua personalisht, mos te flasim pastaj për mendimin shkencor dhe progresiv të “imam” Khumejnit…
Ne e themi shpesh se me të vërtetë kemi mësuar nga “imam” Khumejnij, ashtu siç kemi mësuar nga “imam” Hasen el-Bena, “imam” el-Meududi dhe “imam” Sejid Kutbi, Allahu i mëshiroftë të gjithë ata! Madje, ende vazhdojmë të mësojmë nga vëllezërit tanë që janë gjallë, Allahu i ruajttë!!!”

Thotë Kemāl Teufik el-Helbāuij në një vend tjetër: el-Khumejnij është imami i muslimanëve!!!

📚 Kanali në telegram Abdur-Rahman Mema, materiali i dt 8.01.2020

Fusnote plotësuese: Mbrëmë, së bashku me shejhun e nderuar Muhamed el Hāxhirij, ishim të ftuar në shtëpinë e imamit të xhamisë “Salahudin el-Ejubij,” Rijad. Gjatë fjalës së tij, shejkhu foli rreth lidhjes së ikhuanëve me rafidat dhe ndër të tjera tha se Khameneij është përkthyesi i librave të Sejid Kutbit në gjuhën perse.

(E përcolli: Abdur-Rahman Mema. Janar, 2020)

📜 Thotë el-al’lameh Rabi ibnu Hadij el-Medkhalij:

Daveti i el-Ikhuanul Muslimin është një përzierje dhe kombinim me davetin e Rafidave, Sufive, adhuruesve të varreve, khavarixhëve dhe madje edhe me davetet e të Krishterëve.

Qysh se është themeluar, daveti i el-Ikhuanul Muslimin është i bazuar në këto parime dhe vijon të jetë i tillë.

Ata janë të cilët i drejtojnë revolucionet sot në botë (botën islame) dhe akidja e tyre është e prishur.

Si mund të gjykojmë për ta se janë prej ehlus-sunnetit dhe xhematit?!

Nëse dëshiron të gjesh mendimin e khavarixhëve, e gjen tek ata.

Nëse dëshiron të gjesh mendimin e mu’tezileve, e gjen tek ata.

Nëse dëshiron të gjesh metodologjinë e Rafidave, e gjen tek ata.

Nëse dëshiron të gjesh laicizmin, e gjen atë tek ata.

Nëse dëshiron të gjesh masonizmin, e gjen atë tek ata, në librat e tyre dhe në planet e tyre të fshehta apo të hapura.

📚 “Keshfus sitār” (fq. 42-43)

📜 Benaizmi, kutbizmi dhe sururizmi

Thotë shejkhu i nderuar, Dr. Rāshid ibnu Ramzān el Haxhirij:

Organizata e el-Ikhuanul Muslimin ndahet në tri kategori dhe mes tyre ka shumë elementë të përbashkët.

(Kategoritë:)

1- Benaizmi politik themeltar. Ky është menhexhi i Hasen el-Benës dhe në përgjithësi metodologjia ikhuane.

2- Kutbizmi tekfirist pseudo-xhihadist. Ky është menhexhi i Sejid Kutbit, koka ideologjike e tekfirit në këtë kohë. Prej kësaj rrjedhin të tëra grupet pseudo-xhihadiste dhe të tekfirit, siç është el-Kaideh, ISIS-i, Xhebhatun Nusrah etj…

3- Sururizmi. Kjo kategori bën thirrje për revolucione por vetë nuk dalin. Ky është menhexhi i Muhamed Surur Zejnul Abidin dhe kjo kategori është MË E RREZIKSHMJA PREJ IKHUANËVE, sepse ata fshihen pas dijes dhe sunnetit, i marrin tekstet e sheriatit, i shtrembërojnë ato dhe i kthejnë siç duan, me qëllim për t’i larguar njerëzit, për të arritur në tekfir dhe më pas në shpërthime te shoqëritë e sigurta, për të bërë ndryshim dhe më pas për të bërë thirrje për demonstrata dhe revolucione.

Pas gjithë kësaj, themi se qëllimi i përgjithshëm është shkatërrimi i Islamit dhe prishja e imazhit të muslimanëve, për shkak se ikhuanizmi është thirrje masone, të cilën e kanë themeluar armiqtë dhe për të kanë punësuar thirrësit e fitneve -të cilët janë prej mesit tonë dhe flasin gjuhën tonë-që t’i pasojnë ata njerëzit e thjeshtë, me qëllim që t’ua prishin akiden (besimin), të mbjellin përçarje në mes tyre, t’ua prishin shtëpitë me duart e tyre dhe të marrin nën kontroll pasuritë dhe të mirat e vendeve që ata posedojnë.

Shënim: Dr Rāshid ibnu Ramzān el Haxhirij është shejkh i nderuar selefij në Saudi. Është vëllai i shejkhut të nderuar Muhamed ibnu Ramzān el Haxhirit.

https://t.me/AbdurRahmanMema/1053

📜 Thotë shejkh Muhamed Bazmul -Allahu e ruajttë- në lidhje me përkufizimin e sururizmit:

Sururizmi është një organizatë ideologjike kutbijeh, pjesëtarët e së cilës shtiren si selefijë.

🎙 Shkëputur nga ligjërata me titull: “es-Sururijeh fi Mizanis sunneh”

📜 Thotë shejkh Muhamed Ramzān el Hāxhirij rreth sururive:

Sururitë shfaqin Akiden e Selefëve në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut dhe në lidhje me refuzimet, ama Sejid Kutbin nuk e refuzojnë për gabimet që ai ka në Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Ata shfaqin refuzimin për kuburitë (varrexhitë), ama nuk e refuzojnë Umer Tilmisanin (kokë prej benaive) për kuburizmin e tij. Hasan el Benën nuk e refuzojnë për husafizmin dhe qëndrimin që bënte te varri i Sinxherit….

Sururitë janë të fokusuar te tekfiri i udhëheqësve muslimanë dhe në lënien e besës (ndaj udhëheqësve). Vrasësit e Alij ibnu ebij Talib-it a kishin probleme në Emrat dhe Cilësitë?!

Përgjigjuni se po ju pyes për hir të Allahut! Harurijet a kishin probleme në Emrat dhe Cilësitë dhe në Teuhidin e adhurimit?!

A e dini ç’kishin? U larguan nga prijësi i muslimanëve, e lanë besën ndaj tij, e bënë qafir, u larguan nga xhemati dhe vranë muslimanët. Ja pra, sa të ngjashëm qënkan harurijet me sururijet…!!! Ja pra, që nuk na paska dallim mes harurive dhe sururive përveç h-së dhe s-së (ح dhe س) !!!

📚 Shkëputur nga audioja në arabisht e shejkhut me titull: “Kush janë sururitë?”

Përmblodhi dhe përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: