Thotë shejkh Muhamed Bazmuli hafidhahullah:
Thotë dikush: Dua të di përse grupi i shpëtuar dëshiron të quhet me një emër tjetër (përveç fjalës Musliman)? Përse duhet të zgjedhë një emër tjetër, si p.sh. fjalën Selefī?
Them: Quaje veten musliman kur përballë ke një jobesimtar; nëse ai që ke përballë është musliman që përdor logjikën në vend të argumentit, dallohu nga ai duke thënë: Unë jam musliman etherij, domethënë pasues i transmetimeve, jo thjesht i logjikës.
Nëse përballë ke një shiit rafidij që pretendon Islamin, për t’u dalluar nga ai thuaj: Unë jam musliman sunnij dhe besoj në vlerën e madhe që kanë sahabët.
E kështu vijon duke i shtuar emrit të Islamit atë çka të nevojitet për t’u dalluar nga ata që i përkatësohen Islamit, pa qenë në metodologjinë e vërtetë.
Sot emri Selefijeh është shenjë dalluese ndaj bidatxhive epsharakë, partive dhe xhemateve, ndaj thua: Unë jam musliman selefij, pra, nuk i përkatësohem asnjë xhemati dhe hizbi (partie), por i përkushtohem asaj që ka ardhur nga Profeti ﷺ dhe shokët e tij.
Supozojmë se njerëzit janë larguar nga këto drejtime (të gabuara). Atëherë nuk kemi nevojë të themi përveç: Ne jemi muslimanë. Dhe kjo për t’u dalluar nga jobesimtarët.
Dhe Allahu e dhuron suksesin.
Marrë nga faqja e shejkhut, në Facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema