Loading

Shejkhu i nderuar Sulejman Er-Ruhejlij hafidhahullah thotë:

O besimtarë! Thuajeni njëzëri dhe bindshëm: Islami është i pastër nga terrorizmi! Islami e ndalon terrorizmin! Pasha Allahun, o vëllezër, pas një përvojë të gjatë me njerëz me ide të devijuara, ju them me bindje se terrorizmi në përgjithësi buron nga dy shkaqe: i pari është e kaluara kriminale; terrorizmi lind nga mitra e krimit: kemi zbuluar se terroristët janë marrë me tregti të lëndëve narkotike dhe shkonin pas femrave; pas kësaj, kaluan në këtë kapitull.
Shkaku i dytë është ekstremizmi në fe, gjë të cilën Islami e ka ndaluar: ka thënë Profeti ﷺ:

“Kini kujdes nga ekstremizmi në fe, se me vërtetë, ata që ka qenë përpara jush i shkatërroi ekstremizmi në fe!”

Të dashurit i mi për hir të Allahut, krenohuni me Islamin tuaj dhe krenohuni që jeni prej pasuesve të Hadithit dhe prej Ehlus Sunnetit, se pa dyshim që kjo përbën gjithë hajrin! Dilini përpara terrorizmit dhe terroristëve dhe mos lejoni askënd që ta dëmtojë fenë tuaj!

Lus Allahun me Emrat e Tij të Bukur dhe me Cilësitë e Tij të Larta që ta forcojë Islamin dhe muslimanët! E lus Atë që t’ua shtojë Ehlus Sunmetit bashkimin, qëndrueshmërinë, hajrin, bereqetin dhe t’i ruajë ata nga e keqja e përçarjes! Kaq kisha; dhe Allahu i Lartësuar është më i Larti dhe më i Dituri.

Ue sal-lallahu ala nebijjina ue sel-lem.

🎙Shkëputur nga audioja me titull origjinal:
“أهل السنة هم أعداء الإرهاب”

Ehlus-Sunneti janë armiq të terrorizmit

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: