Thotë Hasen el-Basrij -rahimehullah-:
“Mos u ulni me pasuesit e epsheve, sepse ulja me ta është sëmundje për zemrat”.
(الإعتصام” (١ /١٧٢” 📚
Ka thënë Hasen el-Basrij -rahimehullah-:
“Mos u ulni me pasuesit e epsheve, as mos polemizoni me ta dhe as mos dëgjoni prej tyre”.
Ka thënë gjithashtu:
“Kush hyn tek bidatçiu, atëherë nuk ka për të imunitet”.
الإسعاد في شرح لمعة الاعتقاد” 📚
Ka thënë Ibnu Kudāmeh -rahimehullah-:
“Selefët ndalonin nga ulja me ithtarët e bidateve, nga leximi i librave të tyre dhe dëgjimi i fjalës së tyre”.
الآداب الشرعية” لابن مفلح (١ /٢٣٢)” 📚
Ka thënë imam el-Berbeharij -rahimehullah-:
“Nëse sheh një person ulur me një person prej ithtarëve të epsheve paralajmëroje dhe bëja të njohur se kush është ai, nëse ulet me të pas kësaj ruaju nga ai, sepse ai është ithtar i epsheve”
(شرح السنة” (ص ١٢١” 📚
Ka thënë ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:
“Duhet ndëshkuar çdokush që u atribuohet atyre, i mbron ata, i lavdëron ata apo i ngre lart librat e tyre, apo që është njohur për ndihmesën e tyre apo urren që të flitet për ta apo i justifikon ata se ajo që thonë nuk dihet se çfarë nënkupton, apo thotë: që ky ka shkruar këtë libër, e të ngjashme me këto justifikime, të cilat nuk i thotë vetëm se një injorant ose munafik, madje duhet ndëshkuar çdokush që e di gjendjen e tyre dhe nuk ndihmon në ndalimin e tyre, me të vërtetë ndalimi i tyre është prej obligimeve më të mëdha, sepse ua kanë prishur mendjet njërëzve si dhe fenë e tyre.
مجموع الفتاوى” (٢ /١٣٢)” 📚
Ka thënë esh-Shātibij -rahimehullah-:
“Me të vërtetë grupi i shpëtuar -dhe ata janë ehlus sunneti- janë urdhëruar për armiqësimin e ithtarëve të bidateve, për t’i dëbuar ata dhe për t’i dhënë një dënim shëmbullor atij që anon në krahun e tyre, me vrasje dhe dënime të tjera veç saj.
Dijetarët kanë paralajmëruar nga shoqërimi dhe ulja me ta.”
الاعتصام” (١ /١٢٠)” 📚
Ka thënë imam Ahmed ibnu Hanbel -rahimehullah-:
“Askush nuk duhet të ulet me ithtarët e bidateve, as të përzihet me ta dhe as të jetë i butë me ta”.
الإبانة” (١ /١٥٨)” 📚
Ka thënë gjithashtu:
“Mos i kërko këshillë ithtarit të bidatit në fenë tënde e as mos e shoqëro atë në udhëtim”
الآداب الشرعية” (٣ /٥٧٨)” 📚
Ka thënë Ibrahim en-Nekha’ij -rahimehullah-:
“Mos u ulni me ithtarët e epsheve, se me të vërtetë ulja me ta e largon dritën e besimit, privon bukuritë e fytyrës dhe ngjall pakënaqësi dhe urrejtje në zemrat e besimtarëve”.
الإبانة” (١ /١٣٧)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema