Hasen el-Basrij -rahimehullah- thotë:
(1) “Mos u ulni me pasuesit e tekave! Ulja me ta është sëmundje për zemrat!”
(الإعتصام” (١ /١٧٢” 📚
Gjithashtu, ka thënë:
“Mos u ulni me pasuesit e tekave, mos polemizoni (mos debatoni) me ta dhe mos dëgjoni prej tyre!”
“Kush hyn tek bidatxhiu, atëherë nuk ka imunitet (siguri) për të!”
“الإسعاد في شرح لمعة الاعتقاد” 📚
Ibnu Kudāmeh -rahimehullah- thotë:
“Selefët ndalonin nga ulja me bidatxhitë, nga leximi i librave të tyre dhe dëgjimi i fjalëve të tyre.”
الآداب الشرعية” لابن مفلح (١ /٢٣٢)” 📚
Imam el-Berbeharij -rahimehullah- thotë:
“Nëse sheh një person ulur me një person prej njerëzve të tekave, paralajmëroje dhe bëja të njohur se kush është ai; nëse pas kësaj ulet me të, ruaju nga ai, sepse ai është njeri i tekave!”
(شرح السنة” (ص ١٢١” 📚
Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- thotë:
“Duhet ndëshkuar çdokush që u përkatësohet bidatxhive, i mbron, i lavdëron apo i ngre lart librat e tyre; duhet ndëshkuar ai që është njohur për ndihmesën e tyre, urren që të flitet për ta, i justifikon duke u shprehur se ajo që thonë nuk dihet se çfarë nënkupton, apo thotë se ky ka shkruar këtë e atë libër, e të ngjashme me këto justifikime të cilat nuk i thotë vetëm se një injorant ose munafik. Gjithashtu, duhet ndëshkuar çdokush që ua di gjendjen dhe nuk ndihmon në ndalimin e tyre. Vërtet, ky ndalim është prej obligimeve më të mëdha, sepse ua kanë prishur mendjet dhe fenë njërëzve.
مجموع الفتاوى” (٢ /١٣٢)” 📚
Imam Ahmed ibnu Hanbel -rahimehullah- thotë:
“Askush nuk duhet të ulet me bidatxhitë, të përzihet apo të jetë i butë me ta!”
الإبانة” (١ /١٥٨)” 📚
Gjjithashtu, ka thënë:
“Mos i kërko këshillë për fenë tënde bidtaxhiut e as mos e shoqëro në udhëtim!”
الآداب الشرعية” (٣ /٥٧٨)” 📚
Ibrahim en-Nekha’ij -rahimehullah- ka thënë:
“Mos u ulni me njerëzit e tekave! Me të vërtetë, ulja me ta e largon dritën e besimit, privon bukuritë e fytyrës dhe ngjall pakënaqësi dhe urrejtje në zemrat e besimtarëve!”
الإبانة” (١ /١٣٧)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema