Loading

Pyetje: është një fetva e shejkh Muhamed ibnu Ibrahim El esh-Shejkh -rahihemullah- argumentohen me të tekfirsit se shejkhu nuk bën dallim në mes atij që e bën të lejuar gjykimin me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut -azze ue xhel-le- dhe atij që nuk e bën të lejuar, siç është i njohur dallimi në mesin e dijetarëve?

Shejkh ibnu Bãz -rahihemullah-: kjo çështje është e njohur në mesin e dijetarëve, ashtu siç parapriu, se ai që e bën të lejuar atë ka bërë kufër, sa i takon atij që nuk e bën të lejuar, si ai që gjykon me ryshfet e të ngjashme, atëherë ky është kufër i vogël….

Më pas u pyet: por ata argumentohen me fetvanë e shejkh Muhamed ibnu Ibrahim El esh-Shejkh rahihemullahu te’ala?

Esh-Shejkh ibnu Bãz -rahihemullah-: Muhamed ibnu Ibrahim nuk është i pagabueshëm, ai është dijetar gabon dhe ja qëllon, nuk është as “nebij” dhe as “resul”, po ashtu shejkhul Islam ibnu Tejmijjeh, ibnul Kajjim, ibnu Kethiri dhe jo vetëm prej dijetarëve, të gjithë ata gabojnë dhe ja qëllojnë, merret prej fjalës së tyre ajo që përputhet me të vërtetën dhe ajo që e kundërshton atë i kthehet thënësit të saj.

📚 مجلة الفرقان” (العدد ٨٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: