Loading

Devijimi i Adnan Ar’urit dhe Ebul Hasen el-Me’ribit

Al-lameh Rabi ibnu Hadij -Allahu e ruajttë- thotë:

Selefi i dobët është ai që i ka bazat e tij selefijeh dhe është me ne në mendimin se ikhuanët, tebligët etj. prej sekteve janë prej sekteve të devijuara dhe e meritojnë bojkotin. Ai i urren ata, mirëpo është i dobët në qëndrim. Shembull: i jep dorën dhe i jep selam ikhuanit duke besuar ama se ai (ikhuani) është në devijim. E bën këtë gjë me atë person për shkak të marrëdhënieve, shoqërisë, marrëdhënieve tregtare, turpit apo për një “dobi” e cila pandehet nga ai si diçka e mirë, ndërkohë që në vetvete ajo është diçka e keqe. Për këtë thuhet se ka dobësi në këtë qëndrim.

Sa i takon zbutësit, ai ka baza të prishura dhe vesh teshat e selefizmit, shfaqet me të dhe beson se metodologjia e ehlus sunnetit është aq e gjërë, sa ka vend edhe për ikhuanët, tebligët etj. Mumejiu beson se ata (ikhuanët etj.) janë prej ehlus sunnetit dhe, duke përdorur baza e rregulla të kota, rend për ta ngulitur këtë ideologji në mesin e selefive. Synon për të rrëzuar murin mbrojtës mes selefive dhe ithtarëve të bidateve. Ai, me rregulla të kota, synon që të rrëzojë urrejtjen ndaj ithtarëve të bidateve. Do që t’i japë fund dallimit që bazohet në metodologjinë e “uela-së dhe bera-së” {dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut} dhe shfrytëzon “të qenurit e tij” -në pamje të parë- si pjesë e selefizmit. Të tillë p.sh. janë:

  • Adnan Arur 
  • dhe (Ebul Hasen) el-Me’ribij

Ata, me vendosjen e rregullave të kota që e vdesin metodologjinë e dashurisë dhe urrejtjes, përhapin në mesin e të rinjve selefijë të kotën.

Rrjedhimisht dallimi është i qartë. Allahu ju bekoftë!

📚 تاريخ السؤال منتصف ربيع الآخر عام ١٤٢٥هـ

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: