Loading

Ka thënë shejkhu i Islamit ibnu Tejmijjeh rahimehullah:

Katër imamët në usul fikh dhe në usulud din ndahen në grada:

Shafiu në usulul fikh është më cilësor sesa Maliku përgjithësisht dhe hollësisht…, edhe pse Maliku ka fjalë të përgjithshme në lidhje me të, të cilat janë të mira dhe me vlerë të madhe, mirëpo Shafiu flet me hollësi për bazat e tij.

Sa i takon bazave të fesë, sunnetit dhe besimit, imam Shafiu ka fjalë të përgjithshme në lidhje me to, kurse imam Maliku i ka më të shkoqitura dhe me të sqaruara dhe ka shumë refuzime ndaj njerëzve të tekave, si dhe flet më me hollësi sesa imam Shafiu, ashtu siç dëshmojnë tekstet e tij.

Imam Ahmedi flet me hollësi në bazat e fesë dhe në fikh.

Kurse ehlur Ra’j (hanefitë): edhe pse kanë disa fjalë në lidhje me to, ata nuk kanë rregulla të shkruara, as në bazat e fesë dhe as usul fikh. Për këtë arsye pasuesit e tyre i gjen nga të gjitha llojet e ithtarëve të tekave, prej mu’tezilive, murxhive, xhehmive, mexhesimeh dhe khauarixhëve.

Në kundërshtim me pasuesit e Shafi’ut, vërtet bidatet në mesin e tyre ishin shumë më pak, ajo që mbizotëronte tek ata ishte largimi i tyre nga këto bidate të mëdha, edhe pse disa persona prej mu’tezilive, xhehmive dhe rafidave i janë atribuar Shafiut, por këto janë raste të pakta.

Kurse pasuesit e Malikut janë më larg nga ithtarët e tekave dhe ata janë shumë pak në mesin e tyre; sepse Maliku ka folur me hollësi në lidhje me bazat e fesë më shumë sesa Shafiu, për këtë arsye ata (ithtarët e tekave) në mesin e pasuesve të tij janë më të paktë.

Dhe ata (ithtarët e tekave) në mesin e pasuesve të Ahmedit janë më të paktë sesa te të gjithë të tjerët, dhe ajo që ata kanë prej bidateve janë më të lehta sesa bidatet e të tjerëve; sepse Ahmedi ka folur më me hollësi sesa të tjerët në lidhje me bazat e fesë dhe usulul fikh dhe ai i ka sqaruar ato me Kur’an dhe Sunnet dhe ethere të sahabëve.

📚 فضائل الأئمة الأربعة” (١ /١١) ت: فواز محمد العوضي”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: