Loading

Abdullah bnu Ebij Musa et-Tusterij, rahimehullah, ka thënë:

Më është thënë që, kudo qofsha, të qëndroj afër një njeriu që ka kuptim të thellë të fesë.

Kësisoj, vajta në Bejrut tek el-Euza’ij. Gjatë kohës që isha tek ai, më pyeti për çështjen time dhe i tregova.

Më tha: A ke baba?

I thashë: Po, e kam lënë në Irak. Është në fenë e mexhusëve (adhuruesve të zjarrit).

Më tha: A nuk mendon se duhet të kthehesh tek ai? Ndoshta Allahu e udhëzon duke të bërë ty shkak.

I thashë: A mendon se duhet të shkoj?

Më tha: Po!

Vajta te babai dhe e gjeta të sëmurë.

Ai më tha: O biri im, çfarë rruge je duke ndjekur?

I tregova se kam pranuar Islamin.

Më tha: Më trego për fenë tënde.

I tregova për Islamin dhe njerëzit e tij.

Ai tha: Unë me të vërtetë dëshmoj se kam pranuar Islamin!

Vdiq gjatë kësaj sëmundjeje dhe e varrosa. Më pas, u ktheva tek el-Euza’ij dhe i tregova se ç’ndodhi.

📚 تاريخ دمشق” – لابن عساكر – ( ٣٣/ ٢٣١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: