Pyetje: A është çështja e bindjes ndaj prijësit musliman dhe mosrebelimit ndaj tij një çështje për të cilën ka mospërputhje këndvështrimesh (te njerëzit e dijes)?
Shejkh Sālih el-Feuzān:
Jo, nuk është prej çështjeve për të cilat ka mospërputhje këndvështrimesh! Kjo është gënjeshtër! Përkundrazi, për të ka konsensus! I bindesh edhe nëse është zullumqar, përderisa nuk ka dalë nga Feja. I bindesh atij për çdo gjë që nuk është gjynah. Në gjynah nuk i bindesh, ama është e ndaluar që të rebelohesh ndaj tij meqë ai është zullumqar.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Dëgjo dhe bindu! Edhe nëse ai ta fshikullon shpinën dhe ta merr pasurinë, vazhdo të dëgjosh dhe bindesh!
Kjo sepse marrja e pasurisë dhe fshikullimi i shpinës janë më të lehta se kaosi, dalja e situatës nga kontrolli, humbja e sigurisë publike dhe humbja e xhematit! KJO D.M.TH TË ZGJEDHËSH TË KEQEN MË TË VOGËL PËR TË SHMANGUR NJË MË TË MADHE. Ky është një rregull sheriatik i mirënjohur në Islam.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema