Loading

A është kjo çështje prej bazave të besimit, saqë ta quajmë atë që e kundërshton këtë të dalë nga Ehlus sunneti dhe Xhemati?

Ka thënë esh-shejkh Muhamed bnu Umer Bazmul -Allahu e ruajttë-:

Çështja e parë: e kanë përcjellur konsensusin në këtë mesele më shumë se një prej njerëzve të dijes, dhe mbi të qëndroi fjala e Ehlus sunnetit dhe Xhematit.

Vetëm desha të kujtoj se është thënë se për këtë çështje ka pasur mospërputhje mendimesh të hershme, dhe kjo thënie tek unë është për t’u parë; sepse njerëzit e dijes në atë kohë e përshkruan këtë vepër se është fitne, e sakta është se nuk ka pasur mospërputhje mendimesh të hershme por konsensus të hershëm.

Sa i përket çështjes së dytë: kjo është prej çështjeve të bazave të fesë pa asnjë dyshim; sepse hadithet në lidhje me të janë të shumta.

Dijetarët e Sahabëve i kushtuan rendësi kësaj çështje pas vdekjes së Pejgamberit ﷺ. Sepse ajo ishte prej çështjeve të udhëheqjes.

Dhe hadithi:

«Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut, të dëgjoni dhe bindeni edhe nëse ju udhëheq një rob etiopian»

Ajo që tregon hadithi është e qartë.

Vini re:

Kush e kundërshton ehlus sunnetin në degë të shumta del nga ehlus-sunneti dhe xhemati. E ka thënë këtë Esh-Shatibij në librin e tij “el-I’tisãm”.

Kush i kundërshton bazat e Ehlus-sunnetit del nga ehlus-sunneti. Këtë e ka thënë Ibnu Tejmijeh në “El-Fetaua” në vëllimin e tretë, kur ai flet për hadithin e përçarjes.

Njeriu del nga ehlus-sunneti dhe xhemati me këto dy parime.

📚 Marrë nga Faqja e shejkh Muhamed Bazmul në Facebook

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: