Pyetje drejtuar esh-shejkh Muhamed Bazmul
A janë selefij njerëzit e thjeshtë me lëshimin e mjekrës dhe shkurtimin e rrobes, që janë të kapur pas një pjesë të sunnetit dhe bëjnë xhihad me veten e tyre, a janë ata selefij apo vetëm nxënësit e dijes, kujt t’ja vemë këtë emër?
Përgjigje: origjina është se të gjithë muslimanët janë selefinj; sepse të gjithë besojnë pasimin e Profetit ﷺ dhe rrugën e sahabëve.
Kjo është origjina, për këtë arsye njerëzit e thjeshtë janë më afër selefizmit sesa ithtarët e bidateve dhe ëndjeve.
Njeriut të thjeshtë, sapo t’i tregosh metodologjinë dhe rrugën ai të beson dhe e ndjek të vërtetën dhe e mëson se kjo është rruga e drejtë.
Njeriu i thjeshtë edhe nëse e shkurton mjekrën e tij apo e rruan atë apo e zgjaton rroben, mbetet në origjinë, bashkë me shkeljen në të cilën ka rënë, ai është selefij që është i mangët në këtë çështje.
Mund të gjesh një njeri që e shkurton rroben, e zgjat mjekrën dhe ka dalë nga rruga e drejtë.
A nuk përmendi Profeti ﷺ disa njerëz që e lexojnë Kur’anin por nuk e kalon fytin e tyre, ndonjë prej nesh do ta nëvlerësojë namazin e tij në krahasim me namazin e tyre dhe agjerimin e tij me agjerimin e tyre dhe ata janë khauarixhët, pavarësisht kësaj tha:
“Nëse do të jem gjallë deri atëherë do t’i vrisja ata ashtu si u vra populli i Adit”
Marrë nga faqja e es-shejkh Muhamed Bazmulit në Facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema