Përgjigjet dijetari i nderuar Rabi ibnu Hadī el-Medkhalī:
Bismilahir Rahmanir Rahim
Lavdërimi i përket Allahut, salati dhe selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi ata që ndoqën udhëzimin e tij dhe më pas:
Ajo që është e njohur tek ehlus sunneti është se ai që bie në një çështje që është kufër, nuk bëhet qafir derisa t’i ngrihet argumenti, ama ai që bie në bidat ndahet në kategori:
E para: njerëzit e bidatit, siç janë rafidat, khauarixhët, xhehmitë, kaderitë, mu’tezilitë, sufitë, varrexhitë, murxhitë dhe ata që u bashkangjiten atyre, siç janë ikhuanët, tebligët dhe të ngjashmit me ta, selefët nuk kanë vendosur kusht ngritjen e argumentit për gjykimin ndaj tyre me bidat
Për rafidin thuhet: bidatçi.
Për kharixhin thuhet: bidatçi
E kështu, ju është ngritur argumenti apo nuk ju është ngritur.
E dyta: ai që është prej ehlus sunnetit dhe bie në bidat të qartë, siç është fjala: se Kur’ani është i “krijuar” ose argumentimi me kaderin ose mendimi i khauarixhëve dhe jo vetëm, ky bëhet bidatçi sepse kështu kanë vepruar selefët dhe shembulli i kësaj është ajo që ka ardhur nga ibnu Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- kur u pyet për kaderitë, ai tha:
“Kur t’i takosh ata, njoftoji: se unë nuk kam punë me ta dhe ata nuk kanë punë me mua”
Transmetoi Muslimi.
Ka thënë shejkhu i Islamit -Allahu e mëshiroftë- në “Der’u te’arudil akël uen nakël” (1/254):
“Rruga e selefëve dhe e imamllarëve është se ata kujdesen për kuptimet e sakta dhe të njohura me anë sheriatit dhe intelektit dhe gjithashtu kujdesen për artikulimet sheriatike dhe shprehen me to kur u jepet mundësia dhe ai që flet me diçka që ka kuptim të kotë, që kundërshton Kur’anin dhe Sunnetin e refuzojnë atë dhe ai që flet me një artikulim të shpikur që nënkupton të vërtetën dhe të kotën gjjthashtu e atribuan atë tek bidati dhe kanë thënë: ai e ka kundërshtuar bidatin me bidat dhe e ka refuzuar të kotën me të kotë.”
Them: në këtë tekst gjen sqarimin e disa çështjeve të mëdha dhe të rëndësishme të cilat i ndjekin “es-selefus salih” për të ruajtur fenë e tyre të vërtetë dhe mbrojtjen e saj nga rreziqet e bidateve dhe gabimet që burojnë prej tyre:
1- Ashpërsia në paralajmërimin e tyre ndaj bidateve dhe kujdesja e tyre për artikulimet dhe kuptimet e sakta dhe të njohura me anë të sheriatit dhe intelektit, ata nuk shprehen -aq sa munden- vetëm se me artikulime sheriatike dhe nuk i nxjerrin ato vetëm sipas kuptimeve sheriatike të sakta dhe të vërtetuara me anë të sheriatit muhamedan.
2- Se ata janë ruajtës dhe mbrojtës të fesë, ai që flet me një fjalë që ka kuptim të kotë, e cila kundërshton Kur’anin dhe Sunnetin e refuzojnë atë dhe ai që flet me një artikulim të shpikur që nënkupton të vërtetën dhe të kotën e atribuan atë tek bidati edhe nëse ai i refuzon njerëzit e të kotës dhe thanë: ai që e kundërshton bidatin me një bidat tjetër dhe refuzon të kotën me të kotën edhe nëse ky refuzues është prej njerëzve të nderuar të ehlus sunnetit dhe xhematit, nuk thonë dhe nuk kanë thënë: që mbartet fjala e përgjithshme tek fjala e shtjelluar; sepse ne e dimë që ai është prej ehlus sunnetit, ka thënë shejkhu i Islamit -pasi tregoi rrugën e selefëve dhe e imamllarëve-:
“Dhe prej kësaj janë tregimet e njohura të cilat i ka përmendur el-Khalal në librin: “es-Sunneh”, ai dhe jo vetëm lidhur me meselenë e artikulimit (që artikulimi im i Kur’anit është i krijuar) dhe xheber-it (që njeriu është i detyruar në atë që bën)”
Them: ai -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë- tregon për tebdiun e imamllarëve të sunnetit ndaj atij që thotë: “artikulimi im i Kur’anit është i krijuar”, sepse nënkupton të vërtetën dhe të kotën, po ashtu fjala: “el-xhebër” nënkupton të vërtetën dhe të kotën, ka përmendur shejkhu i Islamit se imamllarët, siç është el-Euza’ij, Ahmed ibnu Hanbel dhe të tjerë veç tyre i kanë refuzuar të dyja palët, ajo që e mohon dhe ajo që e pohon atë dhe ai -Allahu e mëshiroftë- tha:
“Transmetohet refuzimi i përgjithësimit ‘el-Xhebër’ nga ez-Zubejdij, Sufjan eth-Theurij, Abdur-Rahman ibnu Mehdij dhe jo vetëm, ka thënë el-Euza’ij dhe Ahmedi dhe jo vetëm:
“Kush thotë ‘xhebër’ (njeriu është i detyruar) ka gabuar dhe kush thotë: që nuk është i detyruar ka gabuar, por thuhet: me të vërtetë Allahu e udhëzon atë që dëshiron dhe e humbet atë që dëshiron e të ngjashme me këtë” dhe thanë: nuk ka bazë në Kur’an dhe në Sunnet fjala “el-Xhebër”, porse ajo që gjendet në Sunnet është fjala: “el-Xhebel” dhe jo el-Xhebër”.
Është vërtetuar nga Profeti ﷺ se ai i tha Eshexh Abdul-Kajs:
“Ti ke dy cilësi të cilat i do Allahu, urtësinë dhe durimin”
Ai i tha: a janë dy cilësi që i kam fituar apo jam krijuar me to?
I tha: “je krijuar me to”
Tha: lavdërimi i takon Allahut, i cili më krijoi me këto dy cilësitë të cilat Ai i do”
📚 E transmetoi Ebu Daudi (5225), et-Tirmidhij (2011) dhe Ahmedi (11175)
Ata thanë: fjala: “el-xhebër” është e përgjithshme, më pas e bënë të qartë se kjo fjalë mund të nënkuptojë të vërtetën por edhe të kotën dhe për secilën sollën nga një shembull më pas thanë: “imamllarët kanë ndaluar nga përgjithësimi i fjalës në pohimin e fjalës xhebër apo mohimin e saj; sepse ajo është bidat që përmban të vërtetën dhe të kotën”
Ka thënë esh-Dhehebij -Allahu e mëshiroftë-: ka thënë Ahmed ibnu Kamil el-Kādij: Ja’kub ibnu Shejbeh ishte prej nxënësve të mëdhenj të Ahmed ibnu el-Mu’adhel dhe i el-Harith ibnu Miskin, fakih i shquar dhe mbante qëndrim neutral lidhur me Kur’anin”
Ka thënë edh-Dhehebij: “Ai e mori qëndrimin neutral nga shejkhu i tij Ahmed i lartpërmendur, Alij ibnul Xhead ka mbajtur qëndrim neutral, Mus’ab ez-Zubejrij, Is’hak ibnu ebij Isra’il dhe një grup njerëzish dhe i kundërshtuan ata afërsisht 1 mijë imamllarë, madje pjesa tjetër e imamllarëve të selefit dhe khalefëve e kanë mohuar krijimin për Kur’anin dhe kanë bërë tekfir mbi xhehmitë lusim Allahun të na ruajë në fe.”
Ka thënë ebu Bekër el-Mer-rūdhij: Ja’kub ibnu Shejbeh e shfaqi qëndrimin neutral lidhur me atë temë në Bagdad, ebu Abdullahi (imam Ahmedi) paralajmëroi prej tij, el-Muteuekil e urdhëroi Abdur-Rahman ibnu Jahja ibnu Khakan që të pyes Ahmed ibnu Hanbel se kush e meriton që të marrë postin e gjykatësit, tha Abdur-Rahmani: e pyeta atë për Ja’kub ibnu Shejbeh dhe tha: bidatçi, ithtar i ëndjeve.
Tha el-Khatib: E cilësoi ashtu për shkak të qëndrimit neutral”
📚 “السير” (١٢/٤٧٨)
Shkoi Daud es-Esbahanij edh-Dhahirij në Bagdad dhe ai kishte marrëdhie të mira me Salih ibnu Ahmed, ai i foli Salihut që t’i mundësonte vizitën e të atit të tij.
Shkoi Salih tek i ati i tij dhe i tha: Një burrë më kërkoi që të të vizitoj.
I tha: si e ka emrin?
I tha: Daud.
I tha: nga është?
I tha: nga banorët e Esbahanit.
I tha: çfarë pune bën?
Tha (el-Khatib): Salih po i shmangej prezantimit të tij, mirëpo ebu Abdullah vijonte investigimin rreth tij derisa e kuptoi se kush ishte dhe i tha: më ka shkruar Muhamed ibnu Jahja en-Nejsaburij rreth çështjes së tij se ai ka pretenduar se Kur’ani është ri, kështu që mos të më afrohet.
Tha: o babai im ai e mohon këtë.
Ebu Abdullah i tha: Muhamed ibnu Jahja është më i besueshëm sesa ai, mos e lejo të vij tek unë.
📚 “تاريخ بغداد” (٣٧٤/٨)
Kategoria e tretë: ai që është prej ehlus sunnetit, i njohur për kërkimin e të vërtetës dhe bie në bidat të fshehtë (që nuk është i qartë për të) ky nëse është prej atyre që ka vdekur, atëherë nuk lejohet tebdiu i tij, por përmendet për mirë, e nëse është gjallë këshillohet dhe i bëhet e qartë e vërteta dhe nuk nxitohemi për tebdiun e tij, nëse ai këmbëngul atëherë bëhet bidatçi.
Ka thënë shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:
“Shumë prej muxhtehidinëve të selefëve dhe khalefëve kanë thënë dhe vepruar diçka që është bidat dhe nuk e kanë ditur që është bidat, ose për shkak të haditheve të dobëta që menduan se ishin të sakta, ose për shkak të ajeteve që kuptuan atë që nuk është për qëllim, ose për shkak të një mendimi që e menduan dhe në atë mesele ka tekste që nuk u kanë mbërritur atyre.
Nëse njeriu i frikësohet Zotit të tij aq sa ka mundësi hyn në Fjalën e Tij:
{ربنا لا تؤاخذنا إن نسينا أو أخطأنا}
{Zoti ynë, mos na ndëshkon nëse harrojmë ose gabojmë}
Dhe në Sahih Allahu ka thënë: “Nuk do t’ju ndëshkojë”
Dhe shpjegimi i kësaj ka nevojë për shpjegim në një vend të tjetër.”
📚 “معارج الوصول” (ص:٤٣)
Sidoqoftë, nuk lejohet përgjithësimi i kushtëzimit të ngritjes së argumentit për ithtarët e bidateve dhe as mohimi i saj dhe çështja është ashtu siç e përmenda.
Këshilla ime për nxënësit e dijes është që të kapen pas Kur’anit dhe Sunnetit që të disiplinohen me metodologjinë e selefëve në çdo lëmi prej lëmive të fesë së tyre dhe veçanërisht në lidhje me tekfirin, tefsikun (bërjen fasik) dhe tebdiun (bërjen bidatçi) që të mos shtohet debati dhe armiqësia në këto çështje.
Dhe i këshilloj të rinjtë selefij veçanërisht që t’i shmangin shkaqet që të shpien në urrejtje, në mosmarrëveshje dhe përçarje, t’i shmangin çështjet të cilat Allahu i urren dhe paralajmëroi prej tyre si dhe paralajmëroi Profeti i nderuar ﷺ, sahabët e nderuar dhe selefët e devotshëm dhe të mundohen për përhapjen e shkaqeve të dashurisë dhe vëllazërisë në mes tyre, çështjet që i do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ.
Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ue ala elihi ue sahbihi ue sel’lem.
Shkroi: Rabi ibnu Hadij Umejr el-Medkhalij më 24 Ramazan 1424 h.
http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=26&id=620
Përktheu: Abdur-Rahman Mema