Loading

Është transmetuar nga ebu Se’id el-Khudrij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:

«Ditën e Kijametit, kur të futet në Xhennet, i thuhet shokut të pandarë të Kur’anit: lexo dhe ngrihu në grada!

Ai lexon dhe, derisa të lexojë gjënë e fundit që di, ngrihet në grada për çdo ajet që lexon.»

📚 E transmetoi imam Ahmed në “el-Musned” (11360) & ibnu Maxheh në “Es-sunnen” (3780).

✔️ Shejkh el-Albanij e ka vlerësuar “hadith sahih” në “Sahihu ibni Maxheh” (3047).

Transmeton Burejdeh el-Eslemij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:

«Kush e lexon Kur’anin, e mëson dhe punon me të, Ditën e Kijametit i vendoset një kurorë prej dritës. Shkëlqimi i saj është si shkëlqimi i diellit. Prindërve të tij u vishen dy rroba të cilave banorët e dunjasë e kanë të pamundur t’ua vlerësojnë madhësinë në vlerë (për shkak të madhështisë së rrobave).

Ata (prindërit e tij) do të thonë: përse jemi veshur kështu?

Do t’u thuhet: ky është shpërblimi i leximit, mësimit dhe punës me Kur’an nga biri juaj.»

📚 E transmetoi Ahmedi (22950) & el-Hakim në “el-Mustedrek” (2086) dhe artikulimi është i tij.”

✔️ Esh-shejkh el-Albanij e ka vlerësuar “hasen ligajrihi” në “Sahihu et-Tergib” (1434)


Sh.p: Në “et-Tergib uet Terhib” ka ardhur me artikulimin: “kurora i vendoset prindërve të tij”, mirëpo nga konteksti i hadithit kuptohet që bëhet fjalë për personin që e lexon e Kur’anin, e mëson dhe punon me të. Alllahu e di më së miri.

Hasen ligajrihi: Hadith që ka pak dobësi dhe është përforcuar me rrugë të tjera.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: