Pyetje drejtuar shejkh ibnu Bāz-it -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: A konsiderohet me besim të dobët muslimani që nuk e ka memorizuar të tërë Kur’anin, por që përkujdeset për 5 namazet dhe për të gjitha obligimet, si dhe ndalet nga ajo që ka ndaluar Allahu?
Përgjigje: konsiderohet me besim të plotë edhe pse nuk e ka memorizuar Kur’anin. Një person i tillë, nëse i kryen detyrimet dhe i braktis ndalesat, është me besim të plotë, e nëse garon për më shumë prej punëve të hajrit dhe veprave vullnetare, atëherë ai bëhet prej atyre që garojnë në vepra të hajrit edhe sikur të mos e ketë memorizuar Kur’anin.
Memorizimi i Kur’anit nuk është detyrë, nëse ai punon me Kur’anin dhe zbaton urdhëresat e tij, atëherë lavdërimi i takon Allahut. Nëse i lehtësohet memorizimi i tij atëherë kjo është sunnet dhe nuk është detyrë dhe lavdërimi i takon Allahut.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema