Loading

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Esharitë thonë se Kur’ani është i shkruar në el-Leuhu el-Mehfudh dhe se Xhibrili alejhis selām e mori nga atje dhe e zbriti te Muhamedi ﷺ. Kjo fjalë është e kotë!

Xhibrili alejhis selām nuk e ka marrë Kur’anin nga “el-Leuhu el-Mehfudh”-i, por e ka marrë nga Allahu azze ue xhel’le. Sidoqoftë, Kur’ani është i shkruar në “el-Leuhu el-Mehfudh”. Ka thënë i Lartësuari:

{بَلۡ هُوَ قُرۡءَانࣱ مَّجِیدࣱ ۝ فِی لَوۡحࣲ مَّحۡفُوظِۭ}

{Përkundrazi, ai është një Kur’an i lavdishëm! Gjendet në Leuhin Mahfûdh.}

{وَإِنَّهُۥ فِیۤ أُمِّ ٱلۡكِتَـٰبِ لَدَیۡنَا لَعَلِیٌّ حَكِیمٌ}

{Me të vërtetë, ai është te Ne, në Librin Amë (Leuhun Mehfudh).}

Pra, s’ka dyshim që Kur’ani është i shkruar në Leuh, mirëpo Xhibrili alejhis selām nuk e ka marrë atë nga Leuhi, siç thonë esharitë, por e ka marrë nga Allahu azze ue xhel’le. Kjo duhet ditur, sepse është e përmendur në akiden (doktrinën) e esharive.

Shejh Muhamed ibnu Ibrahim, në një ese të botuar, e ka refuzuar këtë fjalë. Ajo ese gjendet te fetvatë e tij dhe titullohet:

“El-Xheuabu el-Uadihu el-Mustekimu fij kejfijeti nuzuli el-Kur’an”

“Përgjigjia e qartë dhe e drejtë lidhur me mënyrën e zbritjes së Kur’anit”

Ai e refuzoi këtë fjalë dhe e quajti të kotë, sepse fjala “e mori atë nga el-Leuhu el-Mehfudh” është mjet për te fjala “Allahu e ka krijuar atë në el-Leuhu el-Mehfudh”, gjë të cilën e thonë xhehmitë!

Kjo fjalë është marrë nga fjala e xhehmive. Ajo është e kotë dhe duhet të tregojmë kujdes ndaj saj.

Prej Cilësive Veprore të Allahut xhel’le ue ala është se Ai flet. Gjithashtu, Ai krijon, furnizon, ringjall, shkakton vdekjen, kontrollon çështjet dhe dëshiron. Ai, i Pastri nga të metat dhe i Lartësuari, flet me Fjalë ashtu siç i takon Madhështisë së Tij, gjë e cila vlen edhe për Cilësitë e tjera.

Allahu flet kur dëshiron, me çfarë të dëshirojë dhe nëse dëshiron.

📚 “Sherhu el-Mendhumeti el-Hāijeti fij akideti ehlis sunneti uel xhemā’h” (fq. 67-68)


Shënim i përkthyesit:

Mus’haf el-Xhemahirijeh është një botim Kur’ani i shtypur në shtëpinë botuese të Libisë. Është me riuajetin Kālun an Nafi’ [Kaluni nga Nafiu]

Shpërndaje: