Loading

E para: kur robi përfundon leximin e tërë Kur’anit në muajin e Ramazanit dhe jo vetëm:

Është e pëlqyer për njeriun që të mbledhë fëmijët e tij -meshkuj dhe femra- dhe anëtarët e familjes së tij dhe kë të dëshirojë, më pas i lutet Allahut me atë që i lehtësohet, teksa ata i thonë amin lutjes së tij. Për shkak të asaj që është vërtetuar nga Enesi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- “Se kur ai e përfundonte leximin e Kur’anit mblidhte fëmijët e tij dhe anëtarët e familjes dhe bënte dua për ta.”

E ka nxjerrë atë: Se’id ibnu Mensur, ed-Darimij, ibnu ebij Shejbeh, ebu Ubejd dhe jo vetëm…, e ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalānij dhe el-Albanij.

Gjithashtu, ngjashëm me këtë është vërtetuar edhe nga një grup prej tabi’inëve, nxënësve të sahabëve të Profetit ﷺ.

E ka theksuar pëlqyeshmërinë e saj një numër prej fukahave të hanefive, malikive, shafi’ive dhe hanbelive dhe jo vetëm.

Atij që nuk i lehtësohet mbledhja e fëmijëve dhe anëtarëve të familjes kur bën duanë pas përfundimit të Kur’anit, atëherë ai bën dua i vetëm, me atë që dëshiron prej duasë për veten e tij, familjen e tij dhe për atë që dëshiron.

E dyta: është vërtetuar nga disa tabi’inë, prej nxënësve të sahabëve, siç është Muxhahidi, Abdeh -Allahu i mëshiroftë- se kanë thënë: “Është thënë: duaja pranohet gjatë përfundimit Kur’anit dhe zbret mëshira gjatë përfundimit të tij.”

E ka shënuar atë: ibnu ebij Shejbeh, ed-Darimij, el-Firjabij, ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs dhe jo vetëm, e ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalānij etj…

Ka thënë Muxhahidi, i cili është prej tabi’inëve -Allahu e mëshiroftë-:

“Ata mblidheshin pas përfundimit të Kur’anit dhe thoshin: zbret mëshira”

E ka shënuar ebu Daudi dhe jo vetëm.

E ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalānij etj…

Ka thënë imam ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-: “Është transmetuar nga një grup prej selefëve: se pas çdo përfundimi të Kur’anit ka dua të pranuar.” Mbaroi fjala e tij

Ka thënë el-al’lameh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- “dhe kjo tregon se shpresohet që duaja pas përfundimit të Kur’anit të pranohet, kanë ardhur në lidhje me këtë ethere të shumta nga selefët e devotshëm.” Mbaroi fjala e tij.

Ka thënë Salih ibnul imam Ahmed ibnu Hanbel -Allahu i mëshiroftë-:

“Im atë e përfundonte Kur’anit nga Xhumaja në Xhuma dhe kur e përfundonte bënte dua, ai bënte dua dhe ne thonin amin për duanë e tij.”

E treta: është vërtetuar nga Abdur-Rahman ibnul Esued -Allahu e mëshiroftë- i cili është prej nxënësve të sahabëve- se ka thënë: “Na kujtohej se kur lexuesi përfundonte leximin Kur’anit engjëjt luteshin për të.”

E ka shënuar atë: ibnu ebij Shejbeh, ibnul Mubarek, el-Firjabij etj…

Gjithashtu ngjashëm me këtë është vërtetuar nga një grup prej selefëve të devotshëm, ashtu sikurse do të vijë më pas -insha’Allah-…

E katërta: kohët më të mira për të përfunduar leximin e Kur’anit, për atë që dëshiron ta përfundojë atë gjatë ditës:

  • në fillim të ditës, fillimi i ditës fillon: me daljen e agimit dhe thirrjen ezanit për namaz.

Për atë që dëshiron ta përfundojë gjatë natës është:

  • fillimi i natës, fillimi i saj fillon me perëndimin e diellit dhe ezanin e namazit të akshamit.

Dhe kjo për shkak që: lutja e engjëjve për atë të jetë sa më e gjatë.

Pasi është vërtetuar nga një grup prej tabi’inëve se kanë thënë: “Nëse një njeri e përfundon leximin e Kur’anit gjatë ditës engjëjt luten për derisa të ngryset dhe nëse e përfundon atë natën engjëjt luten për të derisa të gdhihet.”

E ka shënuar atë ed-Darimij, ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs etj…

Është vërtetuar nga tābi’u Ibrahim et-Tejmij -Allahu e mëshiroftë- se ka thënë:

Është thënë: nëse njeriu e përfundon leximin e Kur’anit në fillim të ditës engjëjt luten për të për pjesën e mbetur të ditës dhe nëse e përfundonte leximin e tij në fillin të natës engjëjt luten për të për pjesën e mbetur të natës dhe shtoi: ata e pëlqenin që ta përfundonin leximin e tij në fillim të ditës ose në fillim të natës.”

E ka shënuar atë: ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs etj…

E pesta: nuk është vërtetuar ndonjë lutje e veçantë nga Profeti ﷺ dhe as nga sahabët e tij që mund të bëhet pas përfundimit të leximit të Kur’anit.

Kështu që njeriu lutet me atë që e ka të lehtë dhe me atë që dëshiron.

Sa i takon asaj që gjendet në fund të mus’hafeve apo në disa libra të vegjël prej duasë ku shkruhet:

“Lutja e përfundimit të Kur’anit”

Kjo gjë nuk është e njohur nga Profeti ﷺ, as nga sahabët e tij, as nga pjesa tjetër e selefëve, as nga imamët e fikhut dhe hadithit dhe as nga dijetarët e kiraeteve që kanë qenë të njohur në shekullin e parë.

Shkroi: shejkh Abdul-Kadir el-Xhunejd

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: