Ka thënë el-al’lameh Abdul-Aziz bnu Bãz -rahimehullah-:
Sa i përket tekbirit në muajin Dhul Hixheh ai është i ligjëruar nga fillimi i muajit deri në përfundimin e ditës së 13 të Dhul Hixhes, për shkak Fjalës së Allahut -Subhanehu-:
{Që të jenë dëshmues për gjëra që janë në dobi të tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditë të caktuara}
Dhe ato janë 10 ditët.
Dhe Fjala e Tij -azze ue xhel’le-:
{Të përmendni Allahun në ditë të caktuara}
Dhe ato janë ditët e teshrikut (tre ditët pas ditës së Kurban Bajramit).
Për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ:
«Ditët e teshrikut janë ditë të ngrënies dhe pirjes dhe përmendjes së Allahut -azze ue xhel’le-». Transmetoi Muslimi në Sahihun e tij.
E ka përmendur el-Bukharī në Sahihun e tij pa zinxhir transmetimi nga Ibnu Umer dhe Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhuma-:
“Se ata kur dilnin në treg gjatë 10 ditëshit bënin tekbir dhe njerëzit bënin tekbir me tekbirin e tyre”
Umer bnul Khatab dhe i biri i tij -radij’Allahu anhuma- bënin tekbir në xhami dhe në çadër gjatë ditëve të qëndrimit në Mina, duke e ngritur zërin me tekbir sa u dridhte Mina nga tekbiri.
Është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ dhe nga grup prej Sahabëve -radij’Allahu anhum- tekbiri pas 5 namazeve që prej namazit të sabahut ditën e Arafatit deri në namazin e Ikindisë ditën e 13 të Dhul Hixhes. Kjo është për atë që nuk është Haxhi, ama sa i takon Haxhiut, ai vazhdon punën në gjendjen e ihramit me telbijeh derisa të gjuaj guralecat në “xhemratul Akabeh” ditën e Kurban Bajramit, pas saj merret me tekbirin, fillon tekbiri në kohën që gjuan guralecin e parë duke gjuajtur në xhemaratin e përmendur, nëse bën tekbir së bashku me telbijen nuk ka problem, për shkak të fjalës së Enesit -radij’Allahu anhu-:
“Kishte njerëz që e bënin telbijen ditën e Arafatit dhe ai nuk u thoshte gjë, dhe kishte që bënin tekbir dhe nuk u thoshte gjë”. Porse më e mira për atë që është muhrim (haxhi) është telbijah dhe për atë që nuk është muhrim është tekbiri në ditët e përmendura.
Dhe me këtë e merr vesh se tekbiri “Mutlak” dhe “Mukajed” bashkohen sipas mendimit më të saktë të dijetarëve në 5 ditë, dhe ato janë:
Ditën e Arafatit
Ditën e Kurban Bajramit
Tre ditët e teshrikut.
Sa i përket ditës së tetë dhe ato që janë para saj deri në fillim të muajit tekbiri në të është Mutlak dhe jo Mukajed, për shkak të asaj që parapriu prej ajeteve dhe transmetimeve.
Ka ardhur në Musned Ahmed bnu Hanbel nga Ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu -Subhanehu- as më të dashura tek Ai ku puna gjatë të cilave të jetë më e mirë sesa këto dhjetë ditë, thoni sa më shumë la Ilahe ila Allah, Allahu Ekber dhe Elhamdulilah».
http://www.binbaz.org.sa/fatawa/2510
Përktheu: Abdur-Rahman Mema