Loading

Ka thënë el-al’lameh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Cili është tekbiri mutlak dhe tekbiri Mukajed dhe kur është koha e tyre?

Tekbiri në natën e Fitër Bajramit është: tekbir mutlak

Dhe tekbiri në 10 ditët e Dhil Hixhes dhe në 3 ditët e teshrikut (11, 12, 13 Dhul Hixheh) është: tekbir mutlak dhe mukajjed.

Tekbiri mutlak fillon që prej futjes së muajit Dhil Hixheh deri në ditën e fundit të ditëve teshrikut dhe ato janë tre ditët pas Kurban Bajramit.

Tekbiri mukajjed fillon që prej namazit të sabahut ditën e Arafatit deri në fund të ditëve të teshrikut.

📚 “سلسلة فتاوى نور على الدرب”
[شريط رقم: ٢٨٤]

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

______
Shp: Tekbiri mutlak është tekbir i pakufizuar, kurse tekbiri mukajed është tekbir i kufizuar, shpjegimi vijon si më poshtë:

Tekbiri mutlak bëhet në çdo kohë përgjatë 13 ditëve të Dhil Hixhes

Ndërsa tekbiri mukajjed bëhet pas çdo namazi duke filluar pas namazit të sabahut, ditën e Arafatit e në vijim deri pas namazit të ikindisë, ditën e 13 të Dhul Hixhes

Kurse në Fitër Bajram, ai është tekbir mutlak, që bëhet në çdo kohë, duke filluar pas shikimit të hënës së Shevalit e deri sa të ngjitet imami për të mbajtur khutben e Fitër Bajramit.

Shpërndaje: