Ka thënë Muhamed ibnu Ramzan el-Haxhirī Allahu e ruajttë:
Kanë ardhur disa forma në lidhje me tështimën:
- Nëse tështin thua: el-Hamduli-lah
- Nëse tështin thua: El-hamdulil-lahi rabbil Alemin
- Nëse tështin thua: elhamdulil-lahi ala kul-li hãl
Të gjitha këto kanë ardhur në hadithe.
Kurse ti i thua: jerhamuke Allah, kjo thuhet për të treja.
Në kthimin e përgjigjes kanë ardhur dy forma:
- Jehdikumullah ue juslih bãlekum
Dhe ka ardhur:
- Jegfir Allahu lena ue lekum
Këto janë sunnetet që disa njerëz nuk i dinë, sepse disa njerëz nëse njeriu thotë: Elhamdulil-lah
Dhe tjetri i thotë: jerhamuke Allah
Ai ia kthen: jehdina ue jehdikum Allah
Kjo nuk ka ardhur në sunnet.
Ajo që është transmetuar është:
Jehdikum Allah ue juslih bãlekum
Dhe është transmetuar për atë që thotë: elhamdulil-lahi ala kul-li hãl dhe ti i thua: jerhamuke Allah, ai ta kthen: jegfir Allahu lena ue lekum
Teksa kush thotë: elhamdulil-lah ose elhamdulil-lahi Rabbil Alemin ajo që është transmetuar në lidhje me këtë është: jehdikum Allahu ue juslih bãlekum
Ose mund t’ia kthejë jegfir Allahu lena ue lekum; sepse kjo është transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ.
Këto janë sunnetet, duke ditur se disa janë sunnete të braktisura!
Si psh: jegfir Allahu lena ue lekum, shumë pak e dëgjon këtë nëpër kuvende!
Edhe pse është sunnet profetik.
Thënia: elhamdulil-lahi ala kul-li hãl është sunnet profetik, edhe këtë shumë pak e dëgjon!
Mësimi i kuvendeve dhe dispozitave sheriatike i bëjnë të qartë njeriut gjëra të cilat nuk e dinte.
Mos thuaj: unë di çdo gjë! Shumë gjëra ne nuk i dimë; dhe njeriu vijon të mësojë dhe të kërkojë dijen, me kalimin e ditëve mëson më shumë, mëson të metat në gjërat që nuk i dinte.
🎙️📚 شرح رياض الصالحين
الأحد : ٥ صفر ١٤٤٣
Përktheu: Abdur-Rahman Mema